1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bajerni mundet 1:2 nga Hamburgu

Elert Ajazaj6 Mars 2006

Java e 24-ërt e kampionatit gjerman të futbollit

Lukas Podolski i Këlnit shënoi dy herë në Berlin dhe përgatiti golin e katërt
Lukas Podolski i Këlnit shënoi dy herë në Berlin dhe përgatiti golin e katërtFotografi: dpa

Java e 24 e kampionatit gjerman të futbollit pati disa rezultate të papritura. Në prag të takimit për Ligën e Kampionëve kundër Milanit në Itali, kryesuesi me 58 pikë Bajerni i Mynihut u mund 1:2 brenda më Mynih nga Hamburgu, që tani ka 50 pikë, po aq sa i dyti Verder Bremeni. Ishte kjo fitorja e dytë e Hamburgut kundër bavarezëve në këtë sezon dhe hera e parë që Bajerni mundet në stadiumin e ri Allianz-Arena. Pasi Bajerni kishte barazuar vonë, në të 83-ën me anë të Mehmet Scholl-it, ishte blerja e re e Hamburgut, holandezi Nigel de Jong që siguroi tri pikë në minutën e 89.

Verder Bremen vetëm barazoi në Leverkuzen kundër Bajerit. Në fund të tabelës Këlni dha shenja jete duke mundur 2:4 në Berlin Hertën vendase. Java e 24 mbyllet me takimin e së martës Kaizerslautern / Shtutgart i cili u shty për shkak të ngricës në shkallët e stadiumit.

Rezultatet e tjera të javës qenë këto:

Nyremberg / Duisburg 3:0
Hanover / Shalke 1:2
Dortmund / Mainc 1:1
Frankfurt / Volfsburg 1:1
Mënhengladbah / Bilefeld 2:0