1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bajerni ndiqet nga Hamburgu

26 Shtator 2005
Futboll- Hamburgu kundër Bajernit të Mynihut
Futboll- Hamburgu kundër Bajernit të MynihutFotografi: AP

Java e shtatë e kampionatit gjerman solli zhvillimin e shumëpritur nga opinioni: Bajerni i Mynihut u mund pas 15 fitoresh rresht 2:0 në Hamburg. Hamburgu u bë kështu ndjekësi më i afërt i Bajnerit me një pikë diferencë. Ja se si u shpreh më pas trajneri i Hamburgut, ish-lojtari i kombëtares Thomas Doll:

"Sot ishim ekipi më i mirë në fushë. Duke filluar që nga minuta e parë ishim të përqendruar dhe ofruam një futboll mjaft të mirë dhe shënuam në çastet e duhura. Atëherë të krijohet edhe mundësia që ta mundësh Bajernin."

Me fitore e mbyllën javën ekipet e Duisburgut, Shalkes, Volfsburgut, Bremenit, Mënhengladbahut, Berlinit dhe Shtutgartit.