1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konferencë shkencore për Ballkanin

Fatos Musliu7 Nëntor 2013

Akademikë, historianë dhe punonjës shkencorë kanë debatuar në Shkup për pasojat e luftrave Ballkanike dhe për Marrëveshjen e Bukureshtit.

Akademia e shkencave dhe artit ne ShkupFotografi: Petr Stojanovski

Jo çdo konferencë ndërkombëtare ka vendosur paqen në Ballkan. Kjo bën që kohë pas kohe marrëveshjet ndërkombëtare të rishqyrtohen nga prizmi i periudhës së tanishme, me qëllim të sendërtimit të një paqeje të qëndrueshme në Ballkan. Ishte ky konluzioni i një takimi shkencor të Akademisë së shkencave të Maqedonisë ku u debatua për 100 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bukureshtit.

Por efektet e saj edhe pas 100 viteve janë negative për tërë Ballkanin, e në veçanti për disa popuj të cilët ishin viktimë e luftrave Ballkanike, deklaroi akademiku Beqir Meta. Ata jo vetëm që humbën të drejtat e tyre legjitime, por në disa raste, kanë humbur edhe territoret e tyre. Në radhë të parë është populli shqiptar, i cili u sakrifikua më shumë nga luftrat Ballkanike, thotë akademiku Beqir Meta, sipas të cilit pas Marrëveshjes së Bukureshtit u krijua një shtet politik shqiptar shumë i dobët, meqë gjysma e etnitetit dhe territorit mbetën jashtë shtetit politik. Si humbës nga marrëveshja e Bukureshtit, sipas akademikut Meta, llogariten edhe maqedonasit dhe vllehët. Akademiku Beqir Meta shpreson se nënshkrimi i një pajtimi rajonal, do të jetë në të mirë të të gjithë popujve. Paqja është e domosdoshme sepse Ballkani nuk mund të jetë më delja e zezë e Evropës.

“Ballkani duhet dhe mund të pajtohet por kjo kërkon vizion, kërkon që politikanët në Ballkan të jenë të drejtë, të balancuar, të njohin jo vetëm të drejtën e kombit të tyre por edhe të drejtën e kombeve të tjera. Ata në vazhdimësi duhet të demostrojnë vullnetin për të jetuar në paqe. Duke jetuar në këtë mënyrë Ballkani mund dhe duhet patjetër të realizojë një pajtim kolektiv”, shprehet akademiku Beqir Metaj.

Beqir Meta, historian nga TiranaFotografi: DW/A. Ruci

Pajtim kolektiv i vëndeve të Ballkanit

Megjithatë paqartësitë nga Marrëveshja e Bukureshtit edhe pas 100 viteve ndjehen në Ballkan, thotë kryetari i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, Vllado Kambovski. Ai sygjeron nënshkrimin e një marrëveshjeje rajonale, e cila do të sillte paqe dhe stabilitet të përhershëm në Ballkan dhe që në të njëjtën kohë do të korrigjonte padrejtësitë e Marrëveshjes së Bukureshtit nga viti 1913 për popujt e Balkanit.

“Ka ardhur koha që Maqedonia si humbëse më e madhe nga marrëveshja e Bukureshtit, të ngrejë një iniciativë Ballkanike për arritjen e një marrëveshjeje të re rajonale për paqe të përherëshme në Ballkan, bashkëpunim, prosperitet dhe integrim të të gjitha shteteve Ballkanike. Kjo do të ishte një qasje e re rajonale me të ciën do të tejkalohen pasojat nga Marrëveshja e Bukureshtit”, shprehet akademiku Vllado Kambovski.

Akademiku Marenglen Verli, vlerëson se të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes në Ballkan në fillim të shekullit XIX, janë jo reale sepse në filozofinë e kohës të drejtat kombëtare nëpërkëmbeshin.

„Janë një varg konferencash në atë periudhë të cilat u përpoqën të vendosin paqe në Ballkan por mbi një bazë jo reale, në atë kohë ka egzistuar filozofia që patjetër i munduri duhet të paguajë për fitimtarin“, shprehet akademiku Verli.

Pasojat nga e kaluara ndjehen edhe sot

Akademiku Bllazhe Ristovski thotë se pasojat e vendimeve nga Marrëveshja e Bukureshtit, Maqedonia i ndjen edhe sot. Nëse në vitin 1913, Maqedonia do të fitonte pavarësinë, ajo nuk do të përballej me konteste të natyrave të ndryshme nga fqinjët.

“Pasojat janë serioze. Unë shpresoj se shkenca do ti ndihmojë politikës që të mund sot disa çështje të hapura, të zgjidhen përmes dialogut, në mënyrë më të qetë, pa trysni , që do të ishte në të mirë të të gjithë popujve që jetjnë në Ballkan”, shprehet akademiku Bllazhevski. Historiani Todor Çepreganov, thotë se historia shpesh përsëritet. Kjo në veçanti reflektohet te Maqedonia, nëse kemi partasysh problemet e saj për antarësim në strukturat Euroatlantike.

“Të njejtit ata që e ndanë territorin e Maqedonisë në vitin 1913, sot njëri prej atyre shteteve, Greqia, të cilës kohë pas kohe i bashkangjitet edhe Bullgaria, ende nuk dëshirojnë të njohin ekzistimin e Maqedonisë, kombin maqedonas, ekzistimin e gjuhës dhe kulturës maqedone“, vlerson Çepreganov.

Bashkarisht të ndërtohet e ardhmja

Profesori Vlladan Virieviç nga universiteti serb në Mitrovicën e Veriut, thotë se marrëveshjet ndërkombëtare kanë nevojë për rishqyrtim nga prizmi i zhvillimeve aktuale në Ballkan. “ Me punë shkencore, me të vërtetën dhe njohuritë më të reja shkencore, ne duhet bashkarisht të ndërtojmë një të ardhme më të sigurtë, më prosperuese në Ballkan”, thotë Vlladan Virieviç Akademiku rus Boris Sergeeviq Kotov vlerson se për pasojat dhe reflektimin negativ të marveshjes së Bukureshit nuk është vonë asnjëher të diskutohet sepse pa ndriqimin e së kaluarës nuk mund të arihet një pajtim kolektiv i vendeve te Ballkanit.

Monumenti i Filipit II në ShkupFotografi: DW

Profesori nga universiteti i Novi Pazarit në Serbi, Rexhep Shkrel, shkon edhe një hap më tej se kolegët e tij. Ai sygjeron se përpos arritjes së pajtimit kolektiv në Ballkan, nuk duhet mohuar edhe ideja për një Konfederatë Ballkanike, ku popujt e rajonit nuk do të kërcënoheshin me pasoja siç ka ndodhur me bashkimet politike në shekullin e XVIII dhe XIX.