Banka qëndrore amerikanë ul interesin e fondeve federale
19 Shtator 2007Reklamë
Drejtuesit e Bankës qëndrore amerikane kanë ulur me gjysëm për qind një normë të rëndësishme interesi në mënyrë që t’i japin shtytje ekonomisë. Shumë investitorë janë të shqetësuar rreth paqëndrueshmërisë së fundit në tregjet financiare dhe i kishin kërkuar Bankës Qëndrore të ulte interesin e fondeve federale, i cili ishte 5 presje 25 përqind, duke e çuar kështu në 4 presje 75 për qind. Gjatë katër vjetëve të fundit, Banka Qëndrore ka rritur pak normat e interesit për të luftuar kërcënimin e inflacionit.