1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bankat gjermane në buzë të greminës?

28 Shtator 2016

Konkurrencë në rritje nga bankat on-line. Bankat tjera buzë falimentimit?! Për të mbijetuar bankat tradicionale duhet të digjitalizohen.

Deutschland Deutsche Bank in der Krise
Fotografi: Reuters/K. Paffenbach

Bankat gjermane nuk po nxjerrin më shumë fitime për shkak të përqindjeve të ulëta të interesit, rregullave dhe shtimit të konkurrencës nga bankat on-line. Për të mbijetuar bankat tradicionale po digjitalizohen. Prej vitesh aksionet bankave gjermane po bien. Aksionet e bankës më të madhe Deutsche Bank nuk kushtojnë më tepër se 10 euro. Para tre vjetësh ato kushtonin trefishin. Po ashtu edhe aksionet e Commerzbank, të cilat që prej fillimit të vitit kanë rënë me 35%.

Më pak punonjës

Commerzbank, banka e dytë gjermane për nga madhësia, njoftoi të martën (27.09) se deri në vitin 2020 do të pushojë nga puna një të pestën e punonjësve, rreth 9000 vetë. Jo bëri që kursi i aksioneve të saj të bierë sërish. Ajo nuk pritet as të arrijë qëllimin e saj për fitimet për vitin 2016.

Fotografi: picture-alliance/dpa/A.Dedert

Edhe Deutsche Bank pritet të largojë punonjës nga puna. Por as kjo nuk do ta shpëtojë dot bankën më të madhe gjermane nga vështirësitë. Ministria e Drejtësisë e SHBA-së do ta akuzojë këtë bankë për biznese të papastra në kuadrin e krizës financiare duke kërkuar dëmshpërblim prej 12,5 miliardë euro.

Konkurrencë në rritje nga bankat on-line

Probleme nuk kanë vetëm bankat e mëdha por edhe ato të vogla. Politika e përqindjeve të ulëta të interesit që ndjek Banka Qendrore Evropiane e bën jo rentabël biznesin e tyre kryesor, dhënien e kredive. Këshillimi i klientëve dhe qiratë e filialeve janë të shtrenjta. Shumë banka kanë ngritur taksat e shërbimeve.

Konkurrenca shtohet edhe prej bankave on-line. Ato nuk kanë filiale dhe kanë më pak punonjës. Po ashtu ato nuk u nënshtrohen aq fort rregullave që vlejnë për bankat klasike, për shëmbull në rastin e këshillimeve për rastet e kredive, thotë prof. Hans-Peter Burghof, ekspert për bankat në Universitetin e Hohenheim-it.

Përpara transformimeve

Fotografi: picture-alliance/dpa/F. Rumpenhorst

Për të mbijetuar bankave u duhet të reagojnë ndaj konkurrencës on-line. Shefi i bankës Martin Zielke than në fillim të gushtit se "gjithçka që mund të digjitalizohet, do të digjitalizohet.” Edhe prof. Hans-Peter Burghof mendon se bankat duhet t'i nënshtrohen transformimit të teknologjisë dhe të bëhen më innovative. „Kjo do të thotë që atyre u duhen edhe më pak punonjës” – thotë ai.

Bankat nuk kanë marrë fund, mendon Burghof. Por ai është i bindur se " për dhjetë vjet nuk do të ketë më banka siç i njohim ne sot."