1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Baradari: Po-ja e negociatave sinjal i rëndësishëm

25 Shtator 2019

Deputetja socialdemokrate, Nezahat Baradari vlerëson vendimin e parlamentit gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por me disa kushte shtesë për Shqipërinë.

Nezahat Baradari, SPD, MdB
Fotografi: Bernhardt Fotografie

"Është një sinjal i rëndësishëm për integrimin europian të të gjithë rajonit, që grupet parlamentare të koalicionit e hapën rrugën për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut", shprehet deputetja socialdemokrate, Nezahat Baradari në një deklaratë për Deutsche Wellen.

Të enjten Bundestagu do të japë përfundimisht dritën e gjelbër për këtë, thekson Baradari.

Por deputetja gjermane e vë theksin tek vazhdimi i reformave. "Të dyja vendet duhet tani të vazhdojnë pa ndryshuar përpjekjet për reforma. Së bashku me partnerët tanë europianë ne do ta ndjekim këtë proces në mënyrë intensive dhe në rast nevoje do të kërkojmë përpjekje të tjera."

 

 

 

 

la/DW/Bundestag