1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Barrie Lynne Freeman nga SHBA zëvendëse e kreut të UNMIK-ut

Aida Cama
23 Dhjetor 2020

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka emëruar zonjën Barrie Lynne Freeman nga SHBA-ja si zëvendëse të kreut të UNMIK-ut.

UNMIK-Gebäude
Fotografi: AP

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka emëruar Barrie Lynne Freeman nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si zëvendëse të të drguarit special të OKB-së në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm António Guterres bëri të ditur të martën (22.12) emërimin e Barrie Lynne Freeman nga SHBA-ja në detyrën e zevendës-shefes së UNMIK-ut.  Ajo pason në detyrë Christopher Coleman po ashtu nga SHBA-ja.

Zonja Freeman sjell me vete përvojë 30 vjeçare në çështjet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Dy vitet e fundit Zonja Freeman ka punuar në departamentin për çështjet e paqes dhe ato politike. Po ashtu ajo ka punuar për misionin e OKB-së në Afrikën Qendrore (MINUSCA).  Para se të punonte për OKB-në, Zonja Freeman ka punuar për Institutin Demokratik Kombëtar si dhe Ministrinë e Jashtme të SHBA-së në Uashington dhe Afrikë.

Freeman ka studiuar në Universitetet Tulane dhe Georgetown. Ajo flet anglisht dhe frëngjisht.