Barroso takohet me Gruevskin
3 Dhjetor 2009Reklamë
Kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Barroso tha pas një takimi në Bruksel me kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski, se rekomandimi pozitiv për Maqedoninë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe liberalizimi i vizave duhet të jenë nxitje për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë me Greqinë.
Barroso vlerësoi pozitivisht arritjet e Maqedonisë në periudhën e fundit, duke porositur që Marrëveshja e Ohrit duhet të implementohet tërësisht si dhe duhet të kryhen reformat në administratën publike.
Më tepër rreth kësaj teme në materialin audio.
Autor: DWMZ/QB