1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Barrozo dhe Rehn nesër në Ballkan

Viron Gjymshana14 Shkurt 2006

Komisioneri Olli Rehn bën të ditur qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj bisedimeve për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

24 Komisarët e BE-së
24 Komisarët e BE-sëFotografi: dpa
Në prag të vizitës që presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barrozo dhe komisioneri përgjegjës për zgjerimin Olli Rehn do të zhvillojnë në 6 kryeqytete të vendeve të Europës Juglindore u bënë të njohura edhe disa hollësi shtesë të problemeve dhe çështjeve që zyrtarët e lartë do të trajtojnë me udhëheqësit e Kroacisë, Serbisë, Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bosnjës.

Komisioneri Rehn bëri të ditur se ai dhe presidenti Barrozo janë duke u përgatitur seriozisht për këtë vizitë. Madje ai pohoi se zyrtarët e lartë të Komisionit Europian sapo kishin diskutuar për situatën në Ballkan edhe me personalitete të njohura siç janë Karl Bildt, Jorgo Papandreu dhe Kris Patten. Mendimi i të gjithëve pjesëmarrësve të këtij takimi ishte unanim : Ballkani Perëndimor përbën një përparësi për Bashkimin Europian. Prandaj edhe mesazhi që do tu përcjellim udhëheqësve ballkanikë është rikonfirmimi i perspektivës europiane të vendeve të Europës Juglindore dhe nevoja që këto vende të vazhdojnë rrugën e reformave - tha Rehn.

Ai shtoi se do të bisedonte mbi zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës si me udhëheqësit serbë në Beograd, por po ashtu edhe me udhëheqësit e Prishtinës. Nga Beogradi do të kërkojmë një qëndrim konstruktiv gjatë negociatave për statusin, ndërsa nga Prishtina do të kërkojmë respektimin e të drejtave të minoriteteve si dhe përkrahje në procesin e decentralizimit. Beogradi duhet të zgjedhë ndërmjet së ardhmes europiane dhe së shkuarës nacionaliste - deklaroi ndër të tjera komisioneri i Bashkimit europian, Olli Rehn.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW