1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bashkëjetesa në veprën e shkrimtarëve nga Maqedonia

23 Tetor 2010

A ka në prozën e Maqedonsë fuqi e cila mund t'i kontribuojë marrëdhënieve ndëretnike në vend, për të hapur vizione të reja dhe perspektiva të bashkëjetesës?

Librat në MaqedoniFotografi: DW

Shumë herë është thënë se letërsia ka fuqinë që të ndikojë në realitetin fisnik, duke ofruar shembuj dhe udhëzime pozitive. Por proza shumëgjuhëshe në Maqedoni, megjithatë nuk po e përdor mjaftueshëm fuqinë dhe rolin e saj në fushën e marrëdhënieve ndëretnike në vend.

Bashkëjetësa në literaturën maqedonase

Rade SiljanFotografi: DW

Poeti, eseisti dhe kritiku letrar Rade Siljan, njëherit kryetarë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë tregon për traditën e kahmotshme në Maqedoni: "Në literaturën maqedonase ka tradita dhe vepra të cilat iu janë kushtuar bashkëjetësës mes maqedonasve dhe shqiptarëve që nga shekulli i 19-të, sidomos në veprat e Grigor Prliçevit “Serdari dhe Skënderbeu ".

Shkrimtari Siljan, i cili këto ditë është dekoruar me çmimin më të lartë të shtetit "11 tetori" për arritjet në kulturë gjatë jetës së tij, thotë se në proceset bashkëkohore të letërsisë maqedonase vend të rëndësishëm zë kjo temë në veprat e Jovan Pavlovskit. Kjo vlen veçanërisht për romanin e tij ”Qyteti, vite, njerëzit”', në të cilin është pasqyruar fati i dy familjeve nga Tetova, njëra maqedonase dhe tjetra shqiptare.

Proza shqipe e kësaj periudhe në Maqedoni

Shkrimtarët shqiptarë në Maqedoni pothaujse fare nuk e trajtojnë bashkëketesën si një temë. Resul Shabani nga Shkupi është ndër poetët kryesorë shqiptarë në Maqedoni, i njohur si prozator, dramaturg dhe përkthyes. Në gjuhën maqedonase ai ka përkthyer poemat dhe këngët e shkrimtarëve shqiptarë Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu dhe Visar Zhiti. Njëherit ai ka përkthyer edhe vepra të rëndësishme të poetëve maqedonas në gjuhën shqipe. Si fitues i disa çmimeve për kontributin e tij në letërsi, në mes tjerash ai shprehet: "Pothuajse asnjë shkrimtar shqiptar, nuk e trajton në vepërn e tij bashkëjetesën. Një arsye për këtë është, ndoshta regjimi komunist në të cilin bashkëjetesa nuk ishte tabu temë, por njerëzit thjeshtë kishin frikë. Psh. nëse kishte person maqedon në vepër, ai duhej të ishte person pozitiv, flas për situatën para viteve të 90-të. Është e vërtetë se bashkëjetesa është e domosdoshme. Por letërsia nuk mund të shkruhet nën drigjim të dikujt ose sipas porosisë.”

Shqiptarët angazhohen në forma të tjera

Blaze MinevskiFotografi: DW

Me qëllim që të njihemi më shumë, shqiptarët angazhohen në një formë tjetër, duke përkthyer libra të autoriteteve maqedonase. Unë vetë kam përkthyer rreth njëzet tituj nga lgjuha maqedonase në shqip dhe pothuajse po aq tituj kam përkthyer nga gjuha shqipe në atë maqedonase.

Sipas tij, në disa vepra të autorëve shqiptarë paraqiten persona maqedonas, por ata nuk mund t'i hasësh si persona negativ. Pikërisht kjo deri më tani nuk më ka ndodhur.

Shkrimatri Bllazhe Minevski në këtë drejtim kritikon: ”Duke lexuar disa përkthime nga autorë shqiptarë në gjuhën maqedonase, kuptoj se aty shumë rrallë në ndonjë pjesë të veprës mund të gjendet, psh. një person maqedonas i cili paraqitet në mesin e shiptarëve dhe i cili do të ketë karakter pozitiv apo i cili përmban një porosi kohezive në atë roman.”

Shabani më tej potencon: ”Unë ju garantoj se nuk ka person negativ maqedonas, jo vetëm në pjesën e literaturës shqiptare në Maqedoni, por edhe më gjerë. Aq sa unë lexoj, deri më tani nuk kam hasur në vepra të shkrimtarëve shqiptarë as nga Kosova e as nga Shqipëria tek të cilat paraqitet një person maqedonas me karakter negativ”.

"Harmonia e dallimeve"

Luan StarovaFotografi: DW

Në mesin e atij numri të vogël të prosatorëve shqiptarë të cilët shkruajnë për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, dy dekada me radhë kësaj teme iu është përkushtuar akademiku dhe shkrimtari Luan Starova. Ai është autor i 40 romaneve të përkthyera në më shumë se 15 gjuhë të botës. E ka shkruar edhe veprën “Saga e Ballkanit” në 12 vëllime.

Në më shumë se tre mijë faqe në këto vepra, si temë kryesore ka trajtuar bashkëjetesën dhe urat në mes kulturave dhe kombeve në Ballkan dhe në Maqedoni veç e veç.

"Unë besoj në atë që është thelb, që është fundament, që është mision i veprës sime “Saga e Ballkanit”, për të thënë më shumë, në pajtimin e dallimeve etnike e fetare, të cilat janë relativisht të fuqishme në Maqedoni, e të cilat janë keqpërdorur dhe keqtrajtuar shpesh nga anash”, thotë ai.

Sipas tij, "Ballkani nuk imponoi një paradigmë unifikuese, e cila ka munguar gjithmonë edhe në kohën e socializmit. Kjo paradigmë nuk u arrit as tani. Por si një shqiptar, i cili shkruan në gjuhën maqedonase, përveç gjuhës së vet amtare, unë personalisht mendoj se perspektiva është e qartë se nuk mund të ketë alternativë tjetër. Mundësia e vetme për mbijetesë është “Harmonia e diferencave."

Autor: Sveto Toevski/Qerimane Bekteshi

Redaktoi: Bahri Cani