1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bashkëpunim Gjermani- Shqipëri në fushën e transportit detar

18 Mars 2009

Sot në Berlin fillojnë bisedimet dypalëshe për të adaptuar tekstin e Marrëveshjes para nënshkrimit të saj nga të dyja palët.

Porti i Durrësit
Porti i DurrësitFotografi: DW / Cama

Intervistë me Sokol Kapidanin, drejtor i Transportit Detar, në Ministrinë e Transporteve dhe të Telekomunikacionit.

DW: Zoti Kapidani, ju udhëtoni sot drejt Berlinit, për në Ministrinë Federale të Transportit, Ndërtimit dhe Urbanistikës, për të përgatitur nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në fushën e transportit detar. Çfarë përmban kjo Marrëveshje?

Sokol Kapidani: Është një marrëveshje që ka të bëjë me marrëdhëniet reciproke tregtare mes dy vendeve në transportin detar, për të siguruar zhvillimin e tregtisë së lirë dhe rritjen e nivelit të marrëdhënieve ndërkombëtare në këtë fushë. Ajo bazohet në rregullat ndërkombëtare të detarisë, që përmblidhen në atë që njihet si "ligji i detit" dhe është e para marrëveshje e këtij lloji me vendet e BE. Jo më kot kjo ndodh me Gjermaninë, që është një potencial shumë i madh në fushën e detarisë, me disa nga portet më të mëdha europiane, me volum të madh të ngarkesave të import- eksportit që lundrojnë.

DW: Cila është axhenda e bisedimeve që delegacioni shqiptar i kryesuar nga ju, do të zhvillojë në Berlin me palën gjermane?

Sokol Kapidani: Do të diskutojmë edhe për probleme të tjera që kanë lidhje me fushën e detarisë. Do të përmend psh bashkëpunimin mes porteve shqiptare dhe atyre gjermane, sidomos të Portit të Hamburgut me Portin e Durrësit, që është më i madhi në Shqipëri. Do të disktojmë edhe për mundësitë e bashkëpunimit për ngritjen dhe forcimin e administratës detare të Shqipërisë. Jemi në fazën kur ligji për administratën detare ka kaluar në Parlament dhe eksperienca e ekspertëve gjermanë në këtë fushë është shumë e vlefshme. Është fjala për ngritjen dhe funksionimin e strukturave të tilla si kontrolli shtetëror portual, kontrolli i flamurit, i regjistrimit të anijeve dhe detarëve dhe struktuara të tjera që kanë të bëjnë me fushën e detarisë. Një vend si Gjermania, me detari të zhvilluar është një ndihmë e madhe për Shqipërinë, në adaptimin e rregullave, akteve nënligjore që pritet të dalin pas miratimit të ligjit në Parlament.

Porti i HamburgutFotografi: AP

DW: Shqipëria është anëtare e Organizatës Botërorë të Detarisë, që nga viti 1993. Ngritja e administratës detare me standarte ndërkombëtare ka qenë dhe mbetet një nga kërkesat këmbëngulëse të kësaj organizate ndaj Shqipërisë. Çfarë rëndësie ka kjo administratë, ku juve sapo thatë, që Gjermania do të japë përvojën e saj?

Sokol Kapidani: Krijimi i administratës detare do të thotë krijimii struktuarave në fushën e detarisë, në përputhje me konventat ndërkombëtare të kësaj organizate por edhe me direktivat e BE. Për Shqipërinë, që aspiron të hyjë në BE, ngritja e këtyre struktrurave është shumë e rëndësishme.

DW: Le ta shohim, Marrëveshjen dypalëshe për transportin detar në planin praktik. Çfarë përfiton prej saj Shqipëri adhe çfarë Gjermania? Cilat janë elementet kryesore në bashkëpunimin shqiptaro- gjerrtman pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje?

Sokol Kapidani: Në praktikë të dyja palët fitojnë. Anijet gjermane dhe ato shqiptare do të kenë lehtësira në portet përkatëse të të dyja vendeve. Po kështu edhe ekuipazhet e anijeve apo kompanitë transportuese gjermane që dëshirojnë të operojnë me shtetin shqiptar. Pra elementët kryesorë janë anijet tregtare, kompanitë e transportit detar dhe ekuipazhet që përfitojnë lehtësira me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje.


Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama

►◄