1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bashkëpunim midis Shqipërisë dhe Serbisë në fushën e shëndetësisë

9 Shtator 2010

Shqipëria dhe Serbia kanë intesifikuar marrëdhëniet e tyre të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë. Në thelb marrëveshja mes dy vendeve favorizon kooperimin e drejtëpërdrejtë mes institucioneve shëndetësore.

Ministria e shëndetësisë, Tiranë
Ministria e shëndetësisë, TiranëFotografi: DW

Shqipëria dhe Serbia kanë nisur bashkëpunimin mes tyre në fushën e shëndetit qysh ne vitin 2002. Një marrëveshje që u nënshkrua mes dy vendeve për vete rrethanat politike mbeti në kuadrin vetëm të vullnetit të mirë pa detajizuar asgjë në planin konkret. Më pas Tirana dhe Beogradi rinisën kontaktet dhe vajtje ardhjet e ekspertëve që patën për finalizim një marrëveshje të re zyrtare mes dy shteteve në qershor të këtij viti. Ministrat e shëndetësisë, ai shqiptar Petrit Vasili dhe ai serb, Tomica Milosavljeviç kanë qënë vetë prezent në shkëmbimin e vizitave të punës shoqëruar dhe nga ekipe të zgjeruar të specialistëve ky dy vendet kanë shprehur interesimin reciprok.

Tritan ShehuFotografi: DW

Ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë Petrit Vasili thotë se prioritet në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Serbisë në rradhë të parë është sektori i shëndetit publik. Për ta bërë më të efektshme marrëveshjen ka një lloj decentralizmi, ku institucionet brenda sektorit të shëndetësisë do të ndërtojnë e menaxhojnë marrëdhëniet mes tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë, do të bashkëpunojnë si në një kuadër binjakëzimi, thotë Vasili për DW. “Kështu është bashkëpunimi ndërmjet dy instituteve shumë të rëndësishme, Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë dhe atij në Beograd, i cili ka një traditë të jashtëzakonshme. Njëkohësisht dhe shkëmbimet në fushën spitalore është përgatitur një draft marrëveshje për binjakëzimin e Spitalit Qëndror Universitar të Beogradit me Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Njëkohësisht siç përmenda dhe binakëzimi i dy instituteve dhe shkëmbimi i përditshëm i informacionit në fushën e epidemiologjisë dhe higjenës. Do të ketë bashkëpunim dhe në fusha të tjera, siç është rehabilitimi mjekësor, ku në Serbi ka një traditë shumë të mirë, njëkohësisht dhe shkëmbimi i specialistëve e mundësia e formimit të tyre në klinikat universitare të Beogradit, ku për disa specialitete Serbia njihet për disa specialistë të zotë që ka”.

Për ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili kuadri politik dhe ai zyrtar mes dy vendeve është i favorshëm dhe për gjetjen e aspekteve të tjera ku mund të kooperohet. Të tilla janë fushat e shëndetit mendor, për sigurinë dhe skemat e dhurimit të gjakut etj. “Marrëdhëniet Shqipëri – Serbi në shëndetësi duhen parë në frymën dhe të intesifikimit të marrëdhënieve me të gjitha vendet e rajonit. Në mënyrë të veçantë me Kosovën e Maqedoninë, por shumë shpejt do të riaktivizohen dhe marrëveshjet me Rumaninë e Bullgarinë. Janë privilegjuar fushat e mëdha të shëndetit publik që kërkojnë mobilizim dhe koherencë të të gjitha vendeve. Ky do të vazhdojë të jetë dhe thelbi i të gjitha iniciativave tona në të të ardhmen”.

Petrit Vasili, ministri i shëndetësisëFotografi: DW

Ish ministri i shëndetësisë Tritan Shehu, i cili është aktualisht nënkryetar i komisionit parlamentar të shëndetësisë dhe çështjeve sociale mendon se bashkëpunimi me Serbinë dhe me vendet e tjera të rajonit duhet të orientohet për nga unifikimi i indekseve në shërbim shëndetësor që mbetet jetik për qytetarët. “Të gjitha inciativat që kërkojnë të afrojnë sistemet shëndetësore të vendeve të rajonit dhe padyshim që ti afrojnë këto sisteme me nivelin europian shëndetësor sot janë nxitëse ndërkohë që nesër do jenë të detyrueshme. Unë them se në këtë aspekt nuk duhet të mbetemi thjesht në kuadër të reteorikës, thjesht në ngeljen e të çuarit të dhjetë të sëmurëve atje ose këtu, thjesht në organizmin e ca konferencave ose kongreseve, por të ulemi dhe të punojmë për të patur indekse të përbashkëta, të njehsuara me indekset europiane në fushën e shëndetit shëndetësor”.

Shehu përmend për DW indekse të tilla, si ai i matjes së kostove të shërbimit, apo i sigurimeve shëndetësore, ku sipas tij vendet e rajonit duhet të implementojmë skemat që përdoren në BE.

Autor: Arben Muka

RedaktoI: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW