Bashkëshortja e Badauit i kërkon ndihmë politikës
21 Janar 2015Burri i saj öshtö ende i burgosur në Arabinë Saudite nö pritje tö rrahjes tjetër me kamxhik. Të premten Raif Badaui do të goditet përsëri 50 herë. Rreth 10.000 kilometra larg bashkëshortja e tij Ensaf Haidar lufton për lirimin e blogerit të burgosur.
Nga mërgimi në Kanada ajo i është lutur edhe qeverisë gjemane që ta mbështesë. "Unë i bëj apel asaj dhe shpresoj që të mos më lërë në baltë", thotë Haidar në emisionon e DW "Shabab Talk". "Sepse burri im ka thënë vetëm mendimin e tij. Ai është një njeri i paqësor."
Demonstratë në Berlin
Pas arrestimit të tij në vitin 2012 Haidar iku së bashku me tre fëmijët nga Arabia Saudite në Kanada. Badaui u dënua me dhjetë vjet burg dhe me gjithsej 1000 të rrahura me shkop për gjoja "fyerje të Islamit" në faqen e tij të internetit "Liberalët sauditë".
Të premten e kaluar Arabia Saudite e ndaloi torturën për një javë. Për "arsye mjekësore" drejtësia e shtyu rrahjen e Badauit. Plagët e tij nga 50 goditjet e para nuk janë shëruar akoma, tha një jek i burgut. Edhe organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International, angazhohet për Badauin. Të enjten Amnesty do të demosntrojë në Berlin përsëri para ambasadës së Arabisë Saudite për lirimin e tij.
Tre fëmijë presin babain
"Raif nuk është vrasës, as përdhunues, ai nuk mban armë. Arma e tij është pena", tha Haidar Ensaf për DW. E pyetur se çfarë do t'i thotë mbretit saudit Abdullah, ajo tha: "Unë do t'i lutesha mbretit të lirojë menjëherë Raifin." Ajo tah se vendimi kundër burrit të saj ështe i padrejtë dhe duhet të revokohet. "Kush nuk është dakord me atë, që ka shkruar Raifi, është i lirë të shkruajë diçka kundër", tha Haidar.
Edhe motra e blogerit 31-vjeçar, Samar Badaui, ishte në emisionin televiziv. Blogerö nga Algjeria, Egjipti dhe Palestina ishin lidhur me panelin e diskutimit dhe shprehën solidaritetin e tyre me Raif Badauin. Ensaf Haidar foli edhe për vuajtjen e fëmijëve tö tyre. "Ju mund ta imagjinoni, se si ndjehen fëmijët, kur dëgjojnë se babai i tyre rrihet publikisht para të gjithëve njerëzve". Shtatë, dhjetë dhe njëmbëdhjetë vjeç janë tre fëmijët, që jetojnë me të në Kanada. "Ata duan të dinë, se si është i ati dhe kur do të vijë përsëri." Deri atëherë ajo do të vazhdojë të luftojë për lirimin e tij. "Unë dua të të ngre kudo zërin tim, në të gjithë botën. Dhe shpresoj, që e gjithë bota do të jetë në anën tonë."