1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bashkësia ndërkombëtare ndihmon Pakistanin / Tërheqja e ushtrisë amerikane nga Iraku / Udhëtimi i kancelares Merkel për energjinë

20 Gusht 2010

1. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Pakistanin të enjten në Nju-Jork shumë shtete paralajmëruan një rritje të ndihmave të tyre për viktimat e katastrofës së përmbytjeve. Kombet e Bashkuara kanë kërkuar gjithsej 460 milionë dollarë si ndihmë të menjëhershme. Sipas të dhënave të OKB-së përmbytjet kanë bërë të pastrehë më shumë se katër milionë vetë, rreth tetë milionë kanë nevojë urgjente për ndihmë. Lena Bodeëein me hollësitë.

2. Shtatë vjet e gjysëm pas përmbysjes së regjimit të Sadam Hyseinit, ushtria amerikane tërhoqi trupat e fundit luftarake nga Iraku. Brigada e fundit luftarake në natën duke u gdhirë dita e enjte (19.08.) kaloi kufirin me Kuvajtin, informojnë mediet amerikane. Ralf Sina informon.

3. Kancelarja gjermane Angela Merkel sapo përfundoi pushimet nisi sërish udhëtimin. Një udhëtim për energjinë do të jetë ky, përgjatë të cilit Angela Merkel do të shohë konkretisht se si prodhohet energjia në Gjermani, ku janë përqëndruar potencialet gjermane dhe cilat janë shanset për prodhimin e energjisë pa dëmtuar mjedisin. Përvojat e këtij udhëtimi do ta ndihmojnë kancelaren të marrë një vendim për konceptin e ri energjitik të Republikës Federale, bën të ditur zyra e kancelares. Pas gjashtë javësh kabineti gjerman do të vendosë se cilën rrugë do të ndjekë Gjermania në fushën e politikës energjitike në të ardhmen. Heiner Kiesel raporton.