Bashkimi Europian në grindje me Sarkozyn
11 Korrik 2007
Takimi i përmuajshem i ministrave të financave të zonës së euros bën pjesë në çështjet e rutinës politike dhe tërheq rradhë vemendjen. Të hënën në mbrëmje ishte ndryshe. Sepse do të vinte vizitë e lartë: Presidenti i Francës Nikola Sarkozy personalisht do t´u shpjegonte ministrave të financave planet e tij financiare. Ky qëndrim shkaktoi irritim në prag të takimit. Në fund të gjithë ishin përsëri shumë të përzemërt me njeri-tjetrin, së paku në dukje. Grindjen e hapur me presidentin francez ministrat e financave të vendeve të euros donin ta shmangnin sa të ishte e mundur. Dhe miku nga Parisi në konferencën e shtypit pas bisedave në mbrëmje u perpoq në mënyrë shumë sharmante për të ruajtur balancën. Por më vonë u dëgjua, se Nikola Sarkozy nuk mundi t´i bindte më të vertetë anëtarët e të ashtuquajturit grup i euros.
Askush nuk donte ta shprehte hapur skepticizmin, sepse Franca është shumë e rëndësishme. Ministri i financave Peer Steinbrück si dhe koleget e tij ministra i dhanë Sarkozy-s një farë kredie besimi. Edhe Franca duhet t´i përmbahet qëllimit, që të paraqesë deri në vitin 2010 një buxhet të balancuar.
"Presidenti ka paraqitur pjesë të tëra të programit të tij të reformave. Ka shprehur qartë përpjekjen, që Franca në vitin 2l010 do ta arrijë synimin borxhin e ri."
Kështu e patën vendosur para pak kohe ministrat e financave. Por Sarkozy kohët e fundit pat ushqyer dyshimet, se donte ta frenonte reduktimin e borxheve për të patur më shumë fushë financiare veprimi në muajt e parë të qeverisjes. Dhe francezi nuk u largua krejtesisht nga kjo linjë. Ai mendon se:"Unë kam demonstruar se nëqoftëse kjo shtytje psikologjike e besimit, që krijojmë, lejon një rritje më të madhe ekonomike, atëherë do ta arrijmë atë deri në vitin 2010. Ne do të bëjmë gjithçka, por unë duhet të veproj me realizëm, ndershmëri, transparencë. Nqs nuk e arrijmë atëherë do ta arrijmë në vitin 2012."
Përfaqësuesit francezë u premtuan ministrave të financave, se deri në shtator do të paraqesin data konkrete për reformat. Vetëm në bazë të ketyre datave konkrete mund të vlerësohet, çfare vlerë kanë. Kështu ministri hollandez i financave u tregua si një skeptik i madh.
"Ai thotë, se do t´i përmbushë detyrimet. Njëkohësisht tek ne ekzistojnë shqetesime, në se do ta arrijë kete me gjithë pengesat. Ne na duhen më shumë detaje, për këtë do të diskutojmë pas disa muajsh."
Të kursesh dhe të reformosh njëkohësisht. Ministri gjerman i financave pak me fodullëk për shkak të situatës së mirë të buxhetit e shfrytezoi këtë paralajmërim për të dhënë një goditje indirekte në adresë të francezëve.
"Ne konsolidojmë dhe japim në të njëjtën kohë impulse për rritje ekonomike dhe punësim. Prandaj ndoshta kjo është diçka, që është e mundur edhe për vende të tjera."
Njëri u largua nga konsultimet shumë i kënaqur, shefi i bankës qëndrore evropiane, Jean-Claude Trichet. Para takimit ishte folur, se Sarkozy synon pavaresinë e Bankës qëndrore evropiane, politika e përpindjeve e së cilës dhe euroja e fortë nuk janë në interesin francez. Por: "Unë e shoh kështu, që ai ka thënë gjithnjë se mandatin dhe pavarësinë e Bankës qëndrore evropiane nuk e vë kurrë në diskutim."
Banka Qëndrore Evropiane nuk ishte dje aspak temë në takim, por fjala e fundit për këtë si dhe për tema të tjera nuk është folur akoma.