1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bashkimi Europian ngrin bisedimet me Serbinë

3 Maj 2006

Ngrirja e bisedimeve zgjat deri në arrestimin e Ratko Mlladiçit. Komisioneri i BE-së për zgjerimin Olli Rehn deklaron në Bruksel, se ka ikur koha e spekullimeve dhe ka ardhur koha e veprimeve për qeverinë serbe.

Olli Rehn me zëvendëskryeminstrin e Serbisë Miroljub Labus, 2 maj 2006
Olli Rehn me zëvendëskryeminstrin e Serbisë Miroljub Labus, 2 maj 2006Fotografi: AP

Përfundimi i bisedimeve të sotme ndërmjet komisionerit të Bashkimit Europian, përgjegjës për zgjerimin Olli Rehn, dhe kryeprokurores së Gjykatës së Hagës Karla del Ponte ishte tepër negativ për Beogradin. Zyrtari i lartë i Bashkimit Europian pohoi para minuta më parë se opinioni i Karla del Pontes ndaj bashkëpunimit të Beogradit me Hagën nuk ishte pozitiv.

Prandaj Bashkimi Europian ka vendosur anullimin e negociatave të marrëveshjes së asocim stabilitetit të parashikuara për tu mbajtur më 11 maj – deklaroi Olli Rehn.

Duke iu referuar zërave të përhapura nga Beogradi rreth një arrastimi të mundshëm të Ratko Mlladiçit gjatë ditës së sotme, zyrtari i lartë i BE-së u dëshmua tepër kategorik në qëndrimin e tij. « Ka ikur koha e spekullimeve. Eshtë koha e veprimeve » – iu përgjegj ai zërave dhe theshethemeve që ishin përhapur nga Beogradi.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW