Bashkimi Evropian ashpërson sankisonet kundër Birmanisë
16 Tetor 2007Reklamë
Si pasojë e shuarjes së përgjakshme të lëvizjes protestuese në Birmani, Bashkimi Evropian ka ashpërsuar sanksionet kundër qeverisë ushtarake në shtetin aziatik. Këshilli i Ministrave i BE-së ka vendosur në Luksemburg për ndalimin e importeve të drurit, metaleve dhe gu]rëve të çmuar. Ka kohë që ndaj Birmanisë është në fuqi edhe një embargo e armëve ndërkohë që zyrtarëve të juntës u është ndaluar edhe udhëtimi për në vendet e BE-së. Për ashpërsim të sanksioneve ka vendosur ndërkohë edhe Japonia.
