1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bavari: CSU fitoi, por me rezultatin më të dobët

9 Tetor 2023

Në Bavari, CSU mbetet forca më e madhe politike, por ajo arriti rezultatin më të keq që nga viti 1950. AfD shënoi rritjen më të madhe.

Markus Söder fitoir prapë por humbi shumë vota
Markus Söder fitoir prapë por humbi shumë votaFotografi: TOBIAS SCHWARZ/AFP

CSU (Unioni krisitiansocial) i kryeministrit Markus Söder fitoi zgjedhjet në landin e Bavarisë me një diferencë të qartë - por njëkohësisht shënoi një rezultat historikisht të dobët. Votuesit e Lirë (FW) me kandidatin kryesor Hubert Aiwanger, nga ana tjetër fituan shumë vota. Prandaj, të dyja palët mund të vazhdojnë aleancën e tyre qeveritare siç synohet.

Një fitim të madh të votave ka shënuar partia e djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), ndërsa të Gjelbrit kanë humbur pak. Liberalët (FDP) nuk siguruan pragun e përfaqësimit prej pesë përqind dhe mbeten jashtë parlamentit të landit. Ndërsa socialdemokratët e kancelarit Scholz kanë rënë nën 10%, që është rezultat shumë i dobët.

AfD feston rezultatin e zgjedhjeveFotografi: Uwe Lein/dpa/picture alliance

Në rezultatet e paraprake të zgjedhjeve në Bavari, partia kristiansociale CSU mori rreth 37 për qind të votave. Kjo do të thotë se partia, e cila drejton qeverinë në Bavari prej 65 vjetësh, ka fituar edhe më pak se në vitin 2018 (37.2 përqind), që për një parti të tillë me kaq traditë në pushtet është rezultat shumë i dobët. Në vitin 2018 kishte shënuar rënie prej më shumë se dhjetë pikë.

FW dhe AfD shënojnë rritje

SPD shënoi rezultat shumë të dobëtFotografi: Daniel Karmann/dpa/picture alliance

Votuesit e Lirë (FW) kanë përmirësuar ndjeshëm rezultatin e mëparshëm me 15.8 pikë përqindje (2018: 11.6). Të Gjelbërit fituan 14.4 për qind dhe nuk arritën rezultatin e tyre rekord prej 17.6 përqind nga 2018. Fitimet më të mëdha shënoi AfD, përkatësisht 4.4 pikë, tani me 14.6 përqind. Kjo do të thotë se partia e ekstremit të djathtë do të bëhet opozita më e fortë në parlamentin e Bavarisë.

SPD arriti vetëm 8.4 përqind të votave (9.7 në vitin 2018) - ky është rezultati më i keq ndonjëherë në një zgjedhje të bavarezëve. Me tre për qind, FDP-ja e humbi qartë hyrjen në parlamentin e landit-shtet (5.1).

Pjesëmarrja në votime u raportua 73.3 përqind; Në vitin 2018 ishte 72.4 për qind. Rreth 9.4 milionë zgjedhës kishin të drejtë të votonin në landin me hapësirën më të madhe në Gjermani.