1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bayern me dy gëzime

8 Maj 2006

Bayerni i Mynihut hyri sërish në historinë e futbollit gjerman. Me barazimin 1:1 me FC Kaiserslautern Bayerni siguroi një ditë përpara përfundimit të sezonit titullit kampion i Gjermanisë, duke u shpallur kështu për të 20-tën herë kapione e vendit.

Bavarezët pas fitores në Kaiserslautern
Bavarezët pas fitores në KaiserslauternFotografi: AP

Traineri i Bayernit Felix Magath është mjaft krenar për fitoren: "Natyrisht që jemi krenarë dhe të gëzuar për rezultatet që arriti ekipi gjatë të gjithë vitit. Sigurisht që kishte edhe ndeshje që nuk ishin aq të mira, po kjo është normale. Mendoj se këtu në Kaiserslautern kemi arritur një sukses unikal, fitoren e kampionatit dhe të kupës së federatës gjermane të futbollit. Ky ishte një sezon i jashtëzakonshëm dhe fitore e jashtëzakonshme dhe ne jemi të gjithë krenarë për Bayerin."

Megjithë sukseset Magath ankohet se sportdashësit dhe tifozët e Mynihut nuk e vlerësojnë sa duhet punën e tij. Dhe vërtet në shumë ndeshje mungonte entuziazmi i tifozëve në stadium.

Portierit të Bayernit të Mynihut, Oliver Kahn, duket se kjo nuk i bën ndonjë përshtypje të madhe: "Besoj se skuadra jonë ka bërë gjëra të mëdha, jo vetëm në këtë seson por gjatë gjithë këtyre dy viteve. Për të fituar titullin nuk mjafton vetëm një skuadër me sportistë të mirë, por edhe me lojtarë të fortë mendërisht dhe me nerva të forta. Mendoj se këtë e kemi arritur dhe mund të jemi vërtet krenarë."

Bavarezët duhet të kapërcejnë gjithësesi largimin e Michael Ballack, i cili do të luajë në të ardhmen me ekipin Chelsea të Londrës. Kapiteni i kombëtares gjermane nuk ishte i pranishëm në 21 ndeshjet e detyrueshme të Bayerit nën drejtimin e Felix Magath. Bayerni nuk ka humbur asnjë prej këtyre ndeshjeve, madje ka fitur 20 prej tyre.

Por megjithëse në kuadër të Bundeslieges Bayerni duket se nuk ka konkurrencë, në kuadrin ndërkombëtar duket se nuk po arrin t'u bashkohet klubeve ndërkombëtare.