1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE bën përpjekje për zgjidhjen e situatës në Libi - Euroja mbetet e varur nga mirësia e tregjeve financiare - Hyn në fuqi ligji i burkës në Francë

16 Prill 2011

Ministrat e jashtëm të BE i shtuan të martën përpjekjet për një zgjidhje politike të konfliktit në Libi, tri javë pas nisjes së angazhimit ushtarak ndërkombëtar në Libi. E Ngarkuara me politikën e Jashtme të BE tha se duhet të ketë një "tranzicion të shpejtë politik". Gjermania do të mbështesë angazhimet humanitare. Auron Dodi

Megjithë fondin e shpëtimit, euroja do të mbetet e varur nga mirësia e tregjeve financiare. Një pakt stabiliteti për eurozonën ka ende shumë pengesa përpara. Ministrat e Financave të BE-së pas kërkesës për ndihmë të Portugalisë shohin mundësi të kufizuara politike. Bernd Riegert

Pas një fushate informimi disamujore në Francë hyri në fuqi ligji për ndalimin e burkës. "Askush nuk duhet të mbajë një veshje të atillë në publik, e cila mbulon fytyrën." Kështu thuhet në ligjin e ri, i cili prek myslimanet që mbulojnë të gjithë trupin në publik. Ndalimi përfshin hapësirën publike, tramvajet, dyqane, zyra, shkolla, spitale, etj. Mbulimi i fytyrës bie ndesh me vlerat e Republikës, argumenton qeveria. Anne Christine Heckmann.

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi