1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE dënon incidentin e fundit në parlamentin maqedonas

27 Shtator 2007

Kryeministri Nikolla Gruevski u takua me udhëheqësit e të gjitha partive parlamentare për të biseduar për incidentin e fundit në parlament. Ai theksoi se incidente të tilla nuk duhet të ndodhin më. Në Bruksel, një zëdhënëse e Bashkimit Evropian dënoi dhunën, duke thënë se ajo minon përparimin e Maqedonisë drejt forcimit të lidhjeve me Bashkimin. Policia në Maqedoni arrestoi të paktën 9 vetë në lidhje me përleshjet e fundit në parlament ndërmjet përkrahësve të dy partive politike të shqiptarëve. Bashkimi Demokratik për Integrim, ka vendosur që t'i pezulloj të gjitha aktivitetet në Kuvendin e Maqedonisë.