1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE dhe Australia afrohen ekonomikisht

24 Mars 2026

Presidentja e Komisionit Evropian, von der Leyen dhe kryeministri i Australisë, Anthony Albanese nënshkruan marrëveshjen e tregtisë së lirë në Canberra. Me këtë synohet të reduktohen barrierat tregtare.

Ursula von der Leyen dhe Anthony Albanese mbajnë dokumentin e marrëveshjes para kamerave
Marrëveshje e tregtisë së lirë mes BE-së dhe AustralisëFotografi: David Gray/AFP/Getty Images

Shtetet evropiane duan urgjentisht partnerë të rinj të besueshëm, veçanërisht kur marrëdhënia me SHBA është bërë e pasigurtë. Tani, një marrëveshje e tregtisë së lirë mes BE-së dhe Australisë është në fuqi pas vitesh negociimi. 

BE siguron me marrëveshjen qasje në burimet e para të rëndësishme. Australia është "furnizuesja më e madhe në botë e litiumit dhe zotëron lëndë të para që janë me rëndësi strategjike për teknologjitë  e së ardhmes - nga makinat elektrike në Spanjë te turbinat me erë në det të hapur në Detin Baltik", shkroi presidentja e KE, Ursula von der Leyen në një artikull të botuar në disa gazeta evropiane. Marrëveshja synon të eliminojë tarifat mbi lëndët e para, si dhe mbi produktet e përpunuara.

Marrëveshja synon të eliminojë tarifat mbi vetë lëndët e para, si dhe mbi produktet e përpunuara.Fotografi: Lukas Coch/AAP/REUTERS

Marrëveshja pjesë e strategjisë së pavarësimit

Marrëveshja me Australinë është pjesë e strategjisë së BE për  pavarësimin nga Kina nga lëndët e para, zgjerimin e marrëdhënieve në rajonin Indo-Paqësor dhe forcimin e bashkëpunimit me demokracitë, me të cilat BE ndan të njëjtat vlera. Sipas Komisionit Evropian, sektorët që mund të përfitojnë veçanërisht nga marrëveshja përfshijnë inxhinierinë mekanike, kimikatet, industrinë e automobilave dhe bujqësinë. Edhe prodhuesit gjermanë të automjeteve gëzohen, se mund të shesin më shumë automjete. "Hapen shumë shanse", tha presidentja e Shoqatës Gjermane të Industrisë së Automobilëve, Hildegard Müller.

Marrëveshja tregtare tani i nënshtrohet shqyrtimit ligjor, që zakonisht zgjat disa muaj. Brenda BE-së, ajo duhet të përkthehet edhe në të 24 gjuhët zyrtare. Më pas, Parlamenti Evropian dhe Parlamenti Australian duhet ta ratifikojnë marrëveshjen.

la/ag

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW