1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE dhe Brazili, marrëveshje bashkëpunimi në politikë dhe ekonomi

5 Korrik 2007

Lisbon: Bashkimi Europian dhe Brazili kanë nënshkruar një marrëveshje për patneritet strategjik midis tyre. Në takimin e parë të përbashkët ata ranë dakort në Lisbon për një bashkëpunim intensiv në fushat politike dhe ekonomike. BE dhe Brazili dëshirojnë të bashkëpunojnë, ndër të tjera për mbrojtjen e klimës dhe reformat e Kombeve të Bashkuara. Një patneritet të ngjashëm Bashkimi Europian ka bërë deri tani me SHBA-të, Kanadanë, Rusinë, Kinën,Indinë dhe Afrikën e Jugut.