1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE dhe Marrëveshja Shengen & Obama ndërmerr ndryshime në personel & Sarrazin nuk përjashtohet nga SPD

Esat Ahmeti30 Prill 2011

1. Fillimisht Roma dhe Parisi grindeshin për refugjatët, tani demonstrojnë unitet. Kërkesa e tyre e përbashkët për Bashkimin Evropian është që në rastet ekstreme të kontrollohen sërish kufinjtë e brendshëm të BE-së. Edhe Berlini flet për këtë si një masë të nevojshme. Megjithatë Brukseli del kundër zbutjes së Marrëveshjes së Shengenit. Esat Ahmeti.

2. Presidenti i SHBA-së Barack Obama po ndërmerr disa ndryshime në personel: shefi i deritanishëm të CIA-s Leon Panetta pritet të jetë ministri i ri i Mbrojtjes. Ndërsa gjenerali me katër yje dhe aktualisht Komandant Suprem i forcave në Afganistan, David Petraeus do të vijë në krye të shërbimit sekret amerikan CIA. Christina Bergmann.

3. Pas botimit të "Gjermania po vetëeliminohet" i cili shkaktoi diskutime të shumta në Gjermani, kryetari i SPD-së Sigmar Gabriel kërkoi që autori i këtij libri Thilo Sarrazin të përjashtohej nga partia. Por SPD-ja ndryshoi papritur qëndrim. Baha Güngër mendon se me këtë hap SPD-ja i ka shkaktuar vetes dëme masive.