1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti BE - Ballkani Perëndimor: Intensifikim partneriteti

18 Dhjetor 2024

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve të Bashkimit Europian (BE) këtë të mërkurë (18.12.2024) takohen në Bruksel me kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Foto në grup - Krerët e shteteve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kancelarin Olaf Scholz, krah tij kryeministri Edi Rama
Samiti BE -Ballkani Perëndirmor në Berlin, 24 tetor 2024Fotografi: Lisi Niesner/REUTERS

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve të Bashkimit Europian takohen në Bruksel me kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.Tema të samitit ndër të tjera do të jenë çështjet që kanë të bëjnë me perspektivën europiane të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Parimisht BE do t'i afrojë më shumë të gjashtë vendet e këtij rajoni dhe t'i inkurarojë ata të shtojnë përpjekjet për reformat, të cilat kurorëzohen dikur me anëtarësimin në BE.

Intensifikim i dinamikës së partneritetit strategjik

Takimi  do të krijojë mundësinë për të intensifikuar dinamikën e partneritetit strategjik të BE-së me Ballkanin Perëndimor, thuhet nga BE në pragt të samitit.

Në këtë samit do të jetë temë edhe bashkëpunimi lidhur me menaxhimin e migracionit si dhe luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar.

Ndërkohë në Bruksel si më i përparuar në procesin e antarësimit konsiderohet Mali i Zi. Megjithatë vetëm pas disa vitesh mund të mendohet arritja e zgjerimit të BE-së. Me Malin e Zi dhe SerbinëBE-ja negocion që nga viti 2012 përkatësisht 2014. Procesi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka nisur në vitin 2022. Bosnje-Hercegovina ka statusin e vendit kandidat, por deri tani nuk ka nisur negociatat. Kosova është një vend potencial për të qenë kandidat për antarësim.

Presidentja e KE, von der Leyen dhe kryeministri malazez, Milojko SpajicFotografi: SAVO PRELEVIC/AFP

I ftuar edhe presidenti ukrainas

Në mbyllje të takimit me Ballkanin Perëndimor në Bruksel, sipas agjencisë gjermane të lajmeve (DPA) kancelari Olaf Scholz dhe disa kryetarët të tjerë shtetesh e qeverisë bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duan të bisedojnë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj. Të enjten (19.12.2024) do të zhvillohet edhe samiti i rregullt i fundivitit i vendeve të BE-së.

 

dpa/dw