BE e ka siguruar Greqinë për ndihmë të shpejtë
31 Gusht 2007Reklamë
Përballë zjarreve shkatërrimtare në Greqi, BE e ka siguruar këtë vend për ndihmë të shpejtë. BE do t'i mbështesë me të gjitha mjetet të prekurit, tha komisarja rajonale Danuta Hybner pas një takimi me kryeministrin grek, Kostas Karamanlis. Më parë, komisarja e BE kishte fluturuar me helikopter mbi zonat e zjarreve për të krijuar një përfytyrim për dëmet.Sipas zjarrfikësve, ndërkohë u arrit që të shuhet edhe vatra e fundit e madhe e zjarrit në gadishullin e Peloponezit. Në Greqi e kanë humbur jetën që javën e kaluar për shkak të flakëve më shumë se 60 vetë.
