BE financon edhe projekte që dëmtojnë ambientin
4 Prill 2008
Klima dhe mbrojtja e ambientit janë në gojën e të gjithëve. Komisionit Evropian i pëlqen që nga këto gojë të vlerësohet si mbrojtës i ambientit. Prandaj ai vazhdimisht prezanton programe të reja për mbrojtjen e ambientit dhe kursimin e energjisë, siç bëri dhe pak ditë më parë se në takimin e nivelit të lartë në Bruksel. Por në praktikë kjo cështje ka pamje tjetër. Organizata ambientaliste "Friends of the Earth" ka përgatitur një raport i cili tregon për projekte që financohen me paratë e Bashkimit Evropian dhe prishin njëkohësisht ambientin. Mëkatet më të mëdha në çështjen e ambientit bëhen për shembull në Poloni dhe Rumani, por edhe në landin gjerman të Nordrajn Vestfalisë.
Pylli Wedauer Wald në jug të Duisburgut. Deri para pak kohësh këtu jetonin zogj të rrallë dhe madje edhe lakuriq të rrallë nate. Por, para disa muajsh ata u dëbuan prej këtej. Qyteti po ndërton në pyll një kanal të ri ku do të qarkullojnë varka, një rrugë të re për këmbësorët si dhe një shesh me një ujvarë. Qëllimi është që me gara varkash të tërhiqen më tepër turistë të vizitojnë Duizburgun. Senatori për çështjet e ndërtimit në qytet Peter Gräulich: "Ky projekt rrit kualitetin e jetës për qytetarët. Por kështu hapet edhe një sektor i ri në qytetin tonë. Ne presim që me këtë investim të joshim ardhjen e njerëzve që do të lënë paratë e tyre këtu në Duizburg."
Por ky projekt nuk është mirëpritur nga të gjithë qytetarët e Duizburgut. Sepse për ndërtimin e një parku për kohën e lirë duhet të priten 12 hektarë pyll, pra 1000 pemë. Projekti bashkëfinancohet nga BE. Për Matthias Schneiderin nga BUND kjo është krejtësisht e pakuptueshme: "Bashkimi Evropian ka përpiluar synimet e veta. Projektet që financohen me paratë e BE-së duhet të mbrojnë ambientin, por në praktikë kjo nuk po ndodh."
Projekti kushton 17 milionë euro. Një e treta paguhet nga Bashkimi Evropian - nga arka e ndihmave financiare për zonën me strukturë të dobët ekonomike të Ruhrit.
Në fak në projektë të tilla duhet të kihet parasysh mbrojtja e ambientit, por shumë shpesh kjo nuk ndodh sepse priorritet më të madh kanë vendet e punës dhe investimet. Komisioni Evropian në Bruksel nuk e ndjen veten përgjegjës për këtë projekt. Zëdhënësja Eva Kaluzynska: "Vendet anëtare të BE-së dhe rajonet duhet të kontrollojnë nëse mbrojtja e ambientit respektohet në cdo projekt apo jo."
Por në ministrinë e ekonomisë në Landin e Nordrajn Vestfalisë thonë të kundërtën. Zëdhënësi Joachim Neuser, thotë së në përzgjedhjen e projektet që financohen nga BE duhet patur parasysh mbrojtja e ambientit, megjithatë kontrolli i detajuar i çdo projekti është i pamundur: Pra dëmtimi i ambientit vazhdon. Në vendet e tjera të Bashkimit Evropian bilanci është më i keq se në landin e Nordrajn Vestfalisë. Në një raport të shkurtër organizata ambientaliste Friends of the Earth përmend 50 projekte që financohen me paratë e Bashkimit Evropian dhe që njëkohësisht prishin ambientin. 22 milkiardë euro janë dhënë për projekte të tilla. Për shembull fabrika për djegien e plehrave në Poloni pse npër ndërtimin e një autostrade në Republikën Çeke.
Mundësitë e ambientalistëve që të ndikojnë në ndryshimin e situatës janë shumë të vogla. Por ata shpresonjnë që duke ushtruar më shumë presion ndaj politikanëve në Bruksel të forcojnë synimet për mbrojtjen e ambientit.