1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE-ja dhe rasti Nokia

Irmtraud Richardson17 Janar 2008

Mesazhi i Brukselit: Shpërnguljet e ndërmarrjeve nga një vend anëtar i BE-së në një tjetër nuk subvencionohen me fondet e BE-së.

NOKIA Logo
Logoja e NOKIA-s

BE nuk i kanë dhënë koncernit Nokia subvencione për shpërnguljen e prodhimit nga Bohumi në Rumani. Megjithatë Rumania ka marrë të holla për hapjen e parkut industrial, tha presidenti i komisionit, José Manuel Barroso, të mërkurën (16.01) në Straßburg. Në të njëjtën kohë ai kundërshtoi kritikën e politikanëve gjermanë për qëndrimin e Nokias. Nëqoftëse zhvendosja nga Finlanda për në Gjermani është e mundur atëherë duhet të jetë e mundur edhe nga Gjermania në Rumani.


Shpërnguljet e ndërmarrjeve nga një vend anëtar i BE-së në një tjetër nuk subvencionohen me mjete financiare të BE-së. Ky është mesazhi i qartë i Brukselit. Nokia do ta paguajë vetë transferimin në Rumani.

Edhe një gjë është e qartë. Me sponzorizimet miliardëshe prej fondeve të ndryshme BE i ka bërë vendet anëtare të Evropës Lindore të afta për konkurrencën e krijimit të zonave ekonomike. Kjo bëri, që këto vende të mund të financonin hapjen e degëve industriale me infrastrukturën e nevojshme. Kështu që konkurrenca ndaj zonës ekonomike gjermane u financua nga Brukseli.


Në rezik 2300 vende pune në fabrikë dhe 2000 tek furnizuesit

Nga celulari NOKIA fotografohet protetsta e punëtorëve në Bohum 16.01.08Fotografi: AP


Prodhuesi finlandez i telefonëve celularë Nokia bëri të ditur të martën(16.01), se do të mbyllë ndërmarrjen në Bohum. Si rezultat në rrezik janë 2300 vende pune në fabrikë dhe 2000 vende pune tek furnizuesit. Gjithsej koncerni Nokia ka marrë në Gjermani subvencione prej 88 milionë eurosh. Të fundit i janë dhënë Nokias me kusht, që të garantojë së paku 2 856 vende pune në Bohum. Garancia përfundoi me 15 shtator 2006.


Mbyllja e prodhimit të celularëve në Bohum ka qenë e përgatitur siç duket prej kohësh. Që në fillim të 2006 kryeministri rumun dhe kryetari i bashkisë së qytetit Kluzh kanë punuar për planet e zhvendosjes së Nokias nga Gjermania në Rumani. Kështu njofton së paku numri i sotëm i gazeëts "Westdeutsche Allgemine Zeitung", që del në Essen. Në 2007 33 milionë euro subvencione kanë shkuar për ndërtimin e një parku industrial në Kluzh, ku do të vendosej ndërmarrja e re e Nokias. Rajoni Kluzh, sipas gazetës ka zhvilluar bisedime me Nokian që në vitin 2006, pasi qyteti rumun Targu-Mures e kishte shkelur mbajtjen e sekretit, të kërkuar nga koncerni finlandez.


Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW