BE-ja do të bashkëpunojë ngushtë me Turqinë
16 Prill 2007Reklamë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur pro një bashkëpunimi më të ngushtë të Bashkimit Evropian me Turqinë. Megjithatë gjatë një takimi me kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan në Hanover Merkel theksoi se negociatat për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian janë me rezultat të pavendosur.
Para bisedës me Merkelin, Erdogan ishte shprehur i zhgënjyer nga kryesia gjermane në Bashkimin Evropian. Merkel dhe Erdogan hapën mbrëmë së bashku panairin e Hanoverit, vendi partner i të cilit është sivjet Turqia.