1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

160810 EU Katastrophen

17 Gusht 2010

A po bën Bashkimi Evropian shumë pak për përmbytjet në Pakistan? Cilat janë kapacitetet e BE-së për ndihma humanitare në raste të fatkeqësive natyrore? Ato nuk janë ende optimale e pranon edhe vet Bashkimi Evropian.

Koncept i ri për ndihmat në rastet e katastrofave
Koncept i ri për ndihmat në rastet e katastrofaveFotografi: picture-alliance/dpa

Përpunimi i ujit të pijshëm, ushqimit, përgatitja e vendeve për strehim, shpërndarja e batanijeve, ofrimi i ndihmës mjekësore, Bashkimi Evropian megjithatë bën shumë në Pakistan, tha zëdhënsi i Komisionit Ferran Tarradellas Espuny: "Komisioni është donatori më bujar, ne kemi vënë në dispozicion 40 milionë euro ndihmë për Pakistanin. Dhe ne jo vetëm që jemi prej donatorëve më bujarë por ne ishim edhe të parët që ndamë të hollat për të ndihmuar pas katastrofës së atjeshme humanitare."

Por disa gjëra mund të bëhen edhe më mirë, mendon presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy. "Përfundimisht pas Haitit dhe zjarreve në Rusi ne duhet të nxjerrim mësimet dhe të ofrojmë një kapacitet të vërtetë reagimesh evropiane kundër llojeve të tilla të krizës".

Mbrojtja nga katastrofat në GjermaniFotografi: picture-alliance/ dpa/dpaweb

Kështu shkruan Sarkozy në një letër drejtuar Jose Manuel Barrosos, presidentit të Komisionit Evropian. Kjo temë është shumë e rëndësishme, përgjigjet zëdhënësi i Komisionit. Kjo mund të kuptohet edhe nga fakti që Barroso ka ngritur një zyrë të veçantë brenda Komisionit dhe ka emëruar një komisionere për ndihma në raste katastrofash. Bullgarja Kristalina Georgieva kishte theksuar me rastin e marrjes së këtij posti se do të forcojë komponentën evropiane në ndihmat humanitare pas katastrofave natyrore.

"Ne e dimë se përmbytje të shekullit do të ketë më shpesh se njëherë në 100 vjet. Prandaj është me rëndësi të veçantë që në Bashkimin Evropian të krijojmë një bazë më të fuqishme dhe të strukturuar më mirë për ndihmat në rastet e katastrofave."

Një bazë e cila përcakton kapacitetin tonë, tregon ku janë boshllëqet dhe i mbush ato. Kështu shprehet komisionerja për ndihma në raste të katastrofave. Aktualisht Bashkimi Evropian është kufizuar kryesisht në koordinimin e punëve. Në Qendrën Evropiane për Vëzhgim dhe Informim MIC në Bruksel studiohet për të nxjerrë se për çfarë kanë nevojë më shumë njerëzit në Pakistan dhe cili vend mund të verë në dispozicion pajisjet adekuate apo të nisë personelin e nevojshëm për në rajonin e krizës.

Ferran Tarradellas EspunyFotografi: picture-alliance / dpa
Kristalina Georgieva, Komisionierja e BE-sëFotografi: AP

Bashkimi Evropian nuk ka ende kapacitete të veta për ndihma në raste katastrofash. Kjo për faktin se vendet anëtare frenojnë krijimin e kapaciteteve të tilla. Megjithatë ka përjashtime. Kështu nga viti 2007 Bashkimi Evropian ka në dispozicion dy avionë për shuarjen e zjarreve. Por ata jepen vetëm me qira. Ndërkohë që është filluar edhe me disa pilot-projekte të tjera.

Se a duhet që Bashkimi Evropian me të vërtetë të krijojë një rezervë të tij të mbrojtjes civile nuk e kanë të qartë ende as në Komisionin Evropian. Menjëherë pas përfundimit të pushimeve verore, kështu u shpreh zëdhënësi i saj të hënën (16.08.) komisionerja Georgieva do të prezantojë një koncept lidhur me këtë çështje.

Autor: Andreas Reuter/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW