EU Parlament Korruption
7 Prill 2011
Me pendim foli Othmar Karas, kryetari i konservatorëve austriakë në Parlamentin Evropian kur foli për ekipin e tij të ri, por ai e hodhi vështrimin edhe përpara: "Bëhet fjalë për një politikë të re, për rregulla të reja sjelljeje, për fytyra të reja."
Me një rast të ulët korrupsioni u nda nga Parlamenti kolegu i partisë së tij, Ernst Strasser. Reporterë britanikë të maskuar si lobiistë i ofruan ish-ministrit të brendshëm të Austrisë para, për paraqitjen e ndryshimeve në ligje. Strasseri jo vetëm që e pranoi ofertën amorale, por ai edhe u mburr me rrjetin e tij të gjerë lobiist të Brukselit- të gjitha të regjistruara me kamera të fshehtë.
Tani, partia ÖVP, që ka mësuar nga përvojat kërkon t'i ashpërsojë rregullat për trajtimin e lobiistëve. Më shumë transparencë, kërkon Othmar Karas:
"Si delegacion i ÖVP ne synojmë hartimin e një regjistri detyrues, dhe duam që ne të presim vetëm ata lobiistë, të cilët janë regjistruar."
Për një deputet konservator kjo është e pazakontë. Deri tani, Partisë Popullore Evropiane i mjaftonte që lobiistët aktivë në Bruksel të regjistroheshin vullnetarisht. Tri vjet më parëm, të Gjelbrit paraqitën në Parlamentin Evropian nevojën për një regjistër të detyrueshëm- dhe dështuan. Pas aferës më të fundit, shanset janë më të mira, thotë i Gjelbri luksemburgas, Claude Turmes.
Përparësia: "Po të ekzistojë një regjistër detyrues, atëherë për deputetët është shumë e thjeshtë që thjesht të hedhin një sy në regjistër për të parë nëse ai personi që kërkon takim e ka emrin në regjistër apo jo."
Një grup pune i Parlamentit do të ashpërsojë tani rregullat e sjelljes për deputetët. Deri tani ata duhet të deklaronin vetëm më pas, se çfarë të ardhurash kanë veç punës së tyre parlamentare dhe se për cilat sipërmarrje punojnë. Kur i shkelnin këto rregulla, ata nuk ndëshkoheshin. Në të ardhmen, punë të tilla me leverdi duhet të njoftohen menjëherë dhe të ndëshkohen me sanksione përkatëse, nëse deputetët nuk i respektojnë rregullat.
Autor: Wolfgang Landmesser/ Auron Dodi
Redaktoi: Aida Cama