1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëVenezuelë

BE mbështet të drejtën e Venezuelës për vetëvendosje

5 Janar 2026

Venezuela ndodhet në udhëkryq. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, theksoi të drejtën e popullit të Venezuelës për të vendosur për të ardhmen e vet

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas para mikrofonit me xhaketë të kuqe në takimin e ministrave të Jashtëm të BE
BE-ja këmbëngul në të drejtën e Venezuelës për vetëvendosjeFotografi: Dursun Aydemir/Anadolu/picture alliance

Pas kapjes së dhunshme të pushtembajtësit autoritar në Venezuelë, Nicolás Maduro, BE-ja këmbëngul në të drejtën e popullit të Venezuelës për vetëvendosje. "E drejta e popullit venezuelian për të vendosur për të ardhmen e vet duhet të respektohet", shkroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas në një postim në X. Deklarata mbështetet nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së përveç Hungarisë.

BE kërkon zgjidhje të negociuar, demokratike, gjithëpërfshirëse dhe paqësore

BE-ja është në kontakt të ngushtë me SHBA-në,  si dhe me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, për të siguruar që nën udhëheqjen venezueliane mund të gjendet një zgjidhje e negociuar, demokratike, gjithëpërfshirëse dhe paqësore për krizën, thuhet më tej nga BE.

Foto e publikuar nga Trump në mediat sociale tregon presidentin e kapur të Venezuelës, Nicolas Maduro nga forcat amerikaneFotografi: REUTERS

Në deklaratën e saj, kryediplomatja e BE-së përsëriti thirrjen për respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Kallas theksoi rëndësinë e luftimit të krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të drogës, por në të njëjtën kohë se këto sfida duhet të adresohen përmes bashkëpunimit të qëndrueshëm me respekt të plotë për integritetin dhe sovranitetin territorial. Respektimi i të drejtave të njeriut është gjithashtu me rëndësi thelbësore gjatë kësaj kohe kritike, për Kallas. "Të gjithë të burgosurit politikë që ndodhen aktualisht në Venezuelë duhet të lirohen pa kushte." Shtetet anëtare të BE-së po punojnë ngushtë së bashku për të garantuar sigurinë e qytetarëve të BE-së, përfshirë ata që janë të ndaluar ilegalisht në Venezuelë.

 

 

la/tgsch

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW