1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE mbron me subvencione prodhuesit evropianë të orizit në Spanjë dhe Itali

Martin Bohne12 Mars 2004

Megjithëse prodhimi evropian i orizit është shumë i ulët, Evropa prodhon me tepër oriz nga ç´konsumon

Fotografi: AP


Evropa nuk është vendi më i mirë në botë, për të prodhuar oriz. Shumë ftohtë, shumë pak diell, shumë pak lageshti. Dhe në fakt nder 400 milionë tonët, që prodhohen çdo vit në botë Evropa kontribuon vetëm me një milionë e gjysëm tonë. Dhe megjithatë ketu magazinat po shperthejnë. Fshatarët evropiane prodhues të orizit në rradhë të parë në Andaluzi të Spanjës dhe në delten e lumit Po në Itali prodhojnë më shumë se ç´mund të konsumohet. Evropianet konsumojnë shumë pak oriz në krahasim me kinezët apo indianët. Megjithatë BE i mbron prodhuesit e vet të orizit.
Malet me oriz shtohen. Një çerek i mirë i të korrave vjetore të BE shkon në magazina dhe myket atje për një kohë të shkurtër. Prandaj BE ka ulur disa herë çmimet vitet e fundit, megjithë rezistencën e madhe të ministrave të bujqësisë të shteteve anëtareve të jugut të BE. Fshataret e orizit nuk kanë pse t´u tremben humbjeve financiare. Sepse si kompensim ka hyrë në fuqi sistemi i pagesave të standartizuara. Zëdhënësi i komisionit agrar evropian, Gregor Kreuzhuber thotë: "Në fakt një prodhues i orizit paguhet direkt, pavaresisht se çfarë prodhon në të vertetë dhe pastaj ka edhe një çmim special për orizin.

Gjithsej janë rreth 200 euro pro hektar siperfaqe të mbjellë, që arka e BE u jep prodhuesve të orizit. Së paku ky sistem i pagesave të standartizuara josh më pak për mbiprodhim. Po përse i mbështet Evropa kaq fort fshataret e orizit, megjithese konsumentet nuk blejnë sa duhet? Gregor Kreuzhuber mendon: "Sepse, një gjë nuk duhet harruar, që atje, ku prodhohet orizi, janë zona të lageshta, psh në rrethinat e Sevilles në Spanjën e jugut, aty krijohen edhe biotope shumë të vlefshme për zogjtë. Kështu ka rëndësi, që prodhimi i orizit të ruhet në Evropë, në disa zona."


Kujdesi evropian për fshatarët e orizit dhe zogjtë e rrallë bie në kurriz të të tjereve, të bujqve mbjellës të orizit në vendet në zhvillim. Tregu evropian është pothuajse i mbyllur. Vetem një gjysem milioni oriz vjen nga vendet jashtë BE. Për këtë ndihmojnë edhe subvencionet për fshataret evropiane të orizit si dhe doganat e larta të importit. Por së paku përsa i përket me të varferve BE e ka zbutur zemren. "Nuk duhet harruar që BE para dy vjetesh ka vendosur të hapë plotesisht tregjet për të gjitha importet, pra edhe për orizin nga 50 shtetet me të varfra të botës. Për to nuk ka dogana dhe kuota," thotë zëdhënësi i komisionit agrar, Krezuhuber. Kjo do të vlejë që nga viti 2009. Pra kohe e mjaftë, që mbjellësit evropianë të orizit të mendojnë dhe të reagojnë.