1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE me me forcë kundër emigrimit ilegal; Mësuesimi i fesë islame në Austri; Siemensi synon të depertojë në tregun rus të energjisë bërthamore

6 Shkurt 2009

BE me me forcë kundër emigrimit ilegal; Mësuesimi i fesë islame në Austri; Siemensi synon të depertojë në tregun rus të energjisë bërthamore

BE-ka synon t'i kundërvihet në të ardhmen më me forcë emigrimit ilegal dhe punësimit të paligjshëm. Parlamenti i Evropës miratoi për këtë një direktivë që parashikon sanksione ndaj firmave që punësojnë emigrantë ilegalë. Ndërkohë në këtë direktivë nuk parashikohen dënime apo sanksione për personat e punësuar. Christopher Plass

Sipas të dhënave të një ankete të zhvilluar në radhët e mësuesve të fesë islame në Austri në lidhje me konceptet e tyre për demokracinë, 22% e hedhin poshtë atë, kurse mbi gjysma e personave e ktheu të paplotësuar pyetësorin. Jörg Paas

Pas planeve për të ndërprerë bashkëpunimin me koncernin francez të ndërtimit të centraleve atomike Areva NP, koncerni gjerman Siemens po zhvillon bisedime me korporatën shtetërore ruse për energjinë bërthamore Rosatom. Deri në fund të muajit prill do të diskutohet për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, tha shefi i kryesisë së koncernit Siemens, Peter Löscher, pas takimit që pati me kryeministrin rus Vladimir Putin. Esther Hartbrich

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë