reformat kanë mbetur në vend
6 Nëntor 2007Në rast se Kroacia nuk e përshpjeton rrugën e reformave, atëhere anëtarësimi i shpejtë në BE mund të mbetet një ëndërr
Paralajmërimit nga Brukseli vijnë pikërisht në mes të periudhës elektorale. Qeveria e qendrës së djathtë e Ivo Sanaderit po lufton për të mbijetuar politikisht. Socialdemokratët në opozitë po bëjnë presion. Kryetari i tyre Zoran Milanovic i akuzon konservatorët për ngadalësi dhe sipas tij raporti i Brukselit është një shuplakë për qeverinë aktuale: 'Kritika argumentohet mjaft mirë. Puna është mjaft e thjeshtë, në rast se ti do të bëhet anëtar i një klubi, duhet t'i ndjekësh rregullat e tij. Unë vetëm se mund të theksoj ato që kërkohen: reforma në fushën e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit duhet të kenë prioritet."
Gjatë fushatës elektorale Milanovic nuk e trajtoi çështjen e anëtarësimit të vendit në BE. Këtë gjë nuk e bëri as kryeminstri aktual Sanader. Një gjë e tillë nuk është rastësi, por veprim i ndërgjeshëm. Që të dy kanë frikë se mund të humbasin vota, sepse sipas anketimeve të fundit shumica e kroatëve janë kundër presionit të Brukselit për reforma, ngaqë mendojnë se Kroacia po kontrollohet shumë më rreptësisht sesa Rumania apo Bullgaria, që janë tashmë anëtare të BE-së. Por megjithë notat jo të mira nga Brukseli, mundësitë e Kroacisë për t'u anëtarësuar në BE-në nuk janë baraz me zero, në rast se aktorët politikë të vendit bëjnë përpjekje maksimale në këtë drejtim.
Perspektiva e anëtarësimit për vendet e tjera të rajonit është shumë më e errët
Serbia nuk bashkëpunon me tribunalin e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Për të ardhmen e Kosovës ende vazhdon të diskutohet. Bosnje-Hercegovina është politikisht e paqëndrueshme, tri grupet etnike të këtij vendi nuk kanë arritur ende të bien dakord për një polici të përbashkët. Në raportin e BE-së thuhet se në vend mungojnë parakushtet për afrimin me BE-në.
Sipas mendimit të ekspertëve edhe në Shqipëri dhe në Maqedoni është duke u bërë shumë pak në lidhje me afrimin me BE-në, për këtë edhe këto vende nuk mund të presin një herë për një periudhë afatmesme apo afatgjatë fillimin e bisedimeve për anëtarësim.