1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE pa ilaçe pasi të ikin britanikët?

Rahel Klein
29 Mars 2019

Në rast të një Brexiti të ashpër, pra pa marrëveshje, shumë ilaçe do të humbisnin lejen e përdorimit. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn i trembet problemeve me furnizimin. Si reagojnë firmat farmaceutike?

Arzneimittel
Fotografi: picture-alliance/dpa

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Span në rast të një Brexit-i i trembet problemeve në furnizimin me ilaçe dhe pajisje të tjera të mjekësisë. Sipas Spahn këtu bëhet fjalë sidomos për implante, stimulues kardiakë të zemrës apo produkte me të cilat testohen sëmundjet si virusi i sidës. Këto produkte mund të humbasin lejen e përdorimit, paralajmëron Spahn."Në rast të një Brexit pa rregulla, pa ujdinë e procedimit të mëtjeshëm praktik, mund të mendohet që dhjetëra mijëra produkte apo aparate mjekësore mund të humbasin lejen e përdorimit në BE dhe nuk do të jenë më prezente në tregun europian", shkruan ministri gjerman i Shëndetësisë në një letër për Komisionin Europian.

 

Pse do ta humbisnin këto produke lejen?

Për t'u përdorur në BE, produktet mjekësore duhet të kenë një leje të posaçme, CE, në të gjithë Europën ka qendra të posaçme çertifikimi që e japin këtë vulë. Në Britaninë e Madhe për këtë njihet "British Standards Institution", BSI. Këto qendra janë të specializuara për produkte të caktuara, BSI psh është e specializuar për implantet. Shumë prodhues të tyre i çertifikojnë kështu produktet e tyre në Britaninë e Madhe. Nëse ky vend del pa marrëveshje me BE, atëherë disa juristë mendojnë, se do të shfuqizohet edhe leja e vlefshme në BE për këto produkte, duke bërë që ata të mos shpërndahen më jashtë Britanisë së Madhe. Por juristët nuk janë të një mendimi.

Fotografi: Reuters/K. Pfaffenbach

Çfarë thonë firmat farmaceutike?

Shoqata Federale e Teknologjisë Mjekësore në Gjermani e ndan shqetësimin e Jens Spahn. "Kjo është ajo që ne prej muajsh ia themi politikës", tha zëdhënësi, Manfred Beeres për DW. Por tek Komisioni Europian nuk ka pasur shumë vëmendje për këtë. "Duhet të gjenden zgjidhje praktike, ndryshe do të kemi probleme me furnizimin", thotë Beeres. Disa firma po përpiqen që tani të mënjanojnë ngushticat në furnizim. Prodhuesi i aparateve teknike mjekësore, B.Braun thotë, se po analizohen nga viti 2016 efektet e Brexit dhe janë marrë masa të gjera për të mos pasur bllokim të furnizimit.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn kërkon nga Komisioni Europian dhe vendet anëtare, që të përpilohet një plan krize i përbashkët. Kështu ai kërkon që të thjeshtohen e përshpejtohen procedurat për marrjen e lejeve të çertifikimit nga qendra të tjera në BE. Ai kërkon po ashtu një zgjidhje të përkohshme për produktet e çertifikuara në Britaninë e Madhe. Prodhuesit do mund të shpërndajnë produktet e tyre në BE edhe pa leje formale deri në një vit, nëse ata paralelisht përpiqen të sigurojnë çertifikimin në një vend tjetër.

Instituti Federal për Medikamentet dhe Produktet Mjekësore nuk llogarit me ngushtica në furnizim për produktet apo ilaçet të kategorizuara si me rëndësi për furnizimin. Por tek një Brexit i ashpër mund të ketë probleme çertifikimi. Martin Zengraf, kreu i Industrisë Farmaceutike, BPI thotë, se "industria ka marrë masa, që të jenë sa më të vogla efektet negative të një Brexiti të ashpër."