1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE kërkon pajtim pas çlirimit të qytetit irakian Mosul

10 Korrik 2017

I ashtuquajturi "Shteti Islamik" është dëbuar nga Mosuli. Megjithatë fitorja nuk është garanci për paqen. BE kërkon që grupet e ndryshme në vend të punojnë për pajtimin.

Irak Mossul Moschee Ruinen Armee
Fotografi: picture-alliance/AA/H. Baban

Bashkimi Europian e ka cilësuar lajmin e qeverisë irakiane për fundin e pushtimit të Mosulit, si "etapë vendimtare" në luftë kundër xhihadistëve të IS-it. Por tani duhet punuar për afrimin e komuniteteve të ndryshme në Irak", i kanë bërë thirrje qeverisë irakiane e ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për ndihmën humanitare, Christos Stylianides në Bruksel.

Të dy politikanët vlerësuan "guximin e popullit irakian, qeverisë së tij dhe forcave të armatosura", dhe nderuan ushtarët që dhanë jetën për fitoren. Ata i premtuan Irakut ndihma humanitare nga BE si edhe mbështetje në garantimin e sigurisë.

Rrezik nga lëndët shpërthyese

Edhe ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon lëvdoi qeverinë irakiane dhe suksesin e forcave të armatosura në luftë kundër IS-it. Megjithatë duhet bërë "ende shumë" për të dëbuar tërësisht xhihadistët nga Mosuli, tha ai. Gjithashtu duhen kryer "aksione pastrimi" për shkak të rrezikut nga lëndët shpërthyese.

Kryeministri Al-Abadi viziton ushtarëtFotografi: picture-alliance/Zuma/ Iraqi Prime Ministery

Të dielën qeveria irakiane bëri të ditur çlirimin e Mosult. Kreu i qeverisë, Haidar Al-Abadi udhëtoi vetë në Mosul për të përshëndetur ushtarët. Në të njëjtën kohë ai tha, se do të shpallë fitoren kundër IS-it. vetëm kur të jetë eliminuar të gjitha foletë e rezistencës. Por këto janë pa, edhe është vetëm një çështje kohe derisa t'i shpallet popullit irakian "fitorja e madhe".

 

 

la/(afp, dpa)