1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE paralajmëron autoritetet në Birmani

26 Shtator 2007

Bashkimi Evropian ka kërkuar prej regjimit ushtarak në Birmani që të mos përdorë dhunë kundër demonstruesve. BE kërcënoi me ashpërsimin e sanksioneve ndaj këtij vendi aziatik, në qoftë se junta përdor dhunën kundër demonstruesve të qetë. Kështu kumtoi Portugalia si udhëheqëse e radhës e BE-së, gjatë asamblesë së përgjithshme të OKB në Nju Jork. Në Paris janë kërkuar prej ambasadorit të Birmanisë shpjegime shtesë për gjendjen në vend. Ministria e jashtme ka kërkuar mospërdorimin e dhunës dhe ka kërkuar lirimin e të burgosurve politikë, siç është bartësja e çmimit Nobel për paqen Aung Syn Su Kyi, e cila për vite të tëra mbahet në burg shtëpiak.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW