BE rifilloi bisedimet me Serbinë
14 Qershor 2007Reklamë
Bruksel:BE-ja tö merkuren pas një viti të ndërprerjes rifilloi bisedimet me Serbinë për marrëveshjen e asocijim-stabilizimit. Komissioneri i Zgjerimit Oli Ren u takua me zëvendëskryeministrin serb Bozhidar Xheliç, i cili në të ardhmen do të drejtojë delegacionin e Beogradit në bisedimet me BE-në. Serbia synon nënshkrimin brenda këtij vitit të marrëveshjes së asocijimit, që konsiderohet si porta për antarësimin në BE. Brukseli i ndërpreu bisedimet me Serbinë, sepse Beogradi nuk bashkëpnoi sa duhet me Tribunalin e OKB-së për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.
