BE rregulla të forta për karburantin e anijeve
21 Gusht 2012
Për t’u përshtatur me ligjet e reja të Bashkimit Evropian, kompanitë e transportit me anije tani do të përballen me një kosto shtesë që shkon nga 2.6 deri në 11 miliard Euro për shkak se duhet të pajisin serbatorët e anijeve me filtra të veçantë për të penguar derdhjen e sulfurit në det. Sipas rregullave të reja deri në vitin 2015 në zonat e kontrolluara në Detin Baltik, Detin e Veriut dhe kanalin e La Manshës përmbajtja e sulfurit në karburantin e anijeve të ulet deri në 0.1 përqind. Në ujrat e tjera të Bashkimit Evropian përmbajtja e sulfurit deri në vitin 2020 do të ulet në masën 0.5 përqind. Kjo në linjë më rregullat e Organizatës Ndërkombëtare të Marinës. Bashkimi Evropian ka detyruar që tani anijet që të reduktojnë emetimet e sulfurit në porte.
Dilema e naftës së pastër
Përdorimi i naftës së pastër detare do të ishte zgjidhja që plotëson këto rregulla, por aktualisht tregëtohet me çmimin 350 euro për ton dhe përmban 1 deri në 3.5 përqind sulfur. Por problemi është se Evropa ka shumë pak rezerva nafte të pastër dhe rafineritë e kanë të vështirë të prodhojnë në masën e duhur. "Duke ndërruar llojin e karburantit, për të hyrë në një zonë me përqëndrim të ulët të sulfurit, do të shkaktonte dëme tek makineritë e anijeve," thotë Sigurd Jenssen, Drejtor i Exhaust Gas Cleaning.
Një mundësi tjetër për anijet është të përdorin filtra të veçantë që pengojnë sulfurin e pranishëm në karburant të kalojë në mjedis. Ky filter kthen gazin e rrezikshëm në sulfat neutral, që mund të hidhet pa problem në det. Këta filtra i ngjajnë atyre që përdoren tek makinat, por ndryshojne vetëm tek madhësia. Për shembull një filtër për një motor 14 megavat me një serbator prej 150 mije tonësh do të duhej një filtër mbi 22 ton dhe për një tjetër 55 megavat një filtër 86 tonësh.
Karburant alternativ
Mënyra më e shtrenjtë për rafinertitë do të ishte të investonin në impiantet e tyre për të prodhuar më shumë naftë të pastër, gjë që do të kushtonte rreth 500 milion Dollarë. Në vend të kësaj ata janë duke kërkuar alternativa më të lira, për të shmangur një stok të madh të naftes bruto që përmban shumë sulfur.
Një mundësi është MSAR, një produkt i zhvilluar nga Quadrise Fuels International dhe që ka një kapital prej 54 milion Dollarësh. Me këtë teknologji rafineritë përziejnë ujin dhe disa kimikate speciale me katranin dhe në vend të naftës së pastër prodhohet një lloj karburanti më i lirë, por me përqëndrim të njëjtë sulfuri si nafta e pastër.
MSAR ul koston e prodhimit për rafineritë dhe i leojn ato të shesin naftën e pastër. Quadrise thotë se investimi në këtë tekonologji të re kushton rreth 50 milion Dollarë dhe nuk është nevoja që prodhimi të ndalojë për disa kohë. Sipas kompanisë në këtë mënyrë mund të prodhohen deri në 200 mijë fuçi në ditë dhe rafineria mund të fitojë deri në 100 milion Dollarë në vit.
Kompanitë e transportit me anije mund të kursejnë para duke blerë karburantin MSAR, përdorimi i të cilit do të bëntë të panevojshëm montimin e filtrave dhe plotëson rregullat e Bashkimi Europian. Quadrise ka nënshkruar një marrvëshje me danezët e Maersk për të testuar karburanitin në anijet e kësaj kompanie. Hedhja në treg e këtij produkti do të bëhet vitin tjetër, pasi të përfundojnë testet.