BE shton presionin ndaj Serbisë
2 Shkurt 2006
Reklamë
Kumtesa e kryeprokurores së Gjykatës së Hagës Karla del Ponte e cila bëri përgjegjës edhe BE-në për mosarrestimin deri më sot të kriminelit serb Ratko Mlladiç ka ngjallur pështjellim në institucionet euroatlantike në Bruksel. Karla del Ponte ndër të tjera i ka pohuar të përditshmes franceze « Le Figaro » se në rast se Bashkimi Europian do të kishte kërcënuar Serbinë me ndërprerjen e negociatave për marrëveshjen e Asocim Stabilitetit, Beogradi do të detyrohej ta dorëzonte menjëherë Mladiçin.
Kjo deklaratë e zyrtares së lartë të Hagës përkoi me 2 ngjarje të veçanta : e para me mbledhjen e Grupit të Kontaktit për Kosovën në Londër ku ndër të tjera u theksua se ka qënë politika e dikurshme e Beogradit fajtore që gjendja ka arritur deri këtu; dhe së dyti kur Brukselin po e vizitonte një dinjitar i lartë i qeverisë së Beogradit, zëvendëskryeministri serb Miroljub Labush.
Madje komisioneri përgjegjës për zgjerimin, Olli Rehn, i cili doli vetëm pak çaste në një konferencë shtypi me Labush, nuk pranoi tu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, por u mjaftua me pasqyrimin e bisedimeve që pati me zëvendëskryeministrin e Serbisë. Në fjalën e tij Rehn përdori një gjuhë të dyfishtë, e cila në shqip njihet si ajo e kulaçit dhe e kërbaçit. Kështu ndërsa nga njëra anë ai theksoi se BE-ja është e hapur ndaj Serbisë dh e gatshme për të nënshkruar deri në fund të që këtij viti marrëveshjen e Asocim Stabilitetit, nga ana tjetër ai i mëshoi me forcë detyrimit që ka Beogradi për të bashkëpunuar plotësisht me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës nëpërmjet dorëzimit atje të Ratko Mlladiçit dhe të akuzuarve të tjerë serbë për krime lufte.
Presioni i ushtruar së fundmi nga BE-ja ndaj Sebisë ishte i tillë saqë vetë zëvendëskryeministri serb i cilësoi marrëdhëniet Beograd - Bruksel si ato të « bashkëpunimit dhe kushtëzimit ». Ai po ashtu pohoi se qeveria serbe do të bëjë ç'është e mundur për të plotësuar detyrimet ndaj Gjykatës së Hagës. Madje ai pohoi edhe mundësinë që gjatë vizitës së Karla del Pontes javën e ardhshme në Beograd , gjërat të kenë ndryshuar për mirë, duke lënë të kuptohet kështu për ndonjë arrestim të mundshëm të Mlladiçit deri atëhere.
Zëvendëskryeministri serb foli dje edhe para zyrës europiane të fondacionit gjerman Konrad - Adenauer. Nga ato që tha zëvendëskryeministri i Serbisë në Bruksel u krijua përshtypja që Beogradi tani po nxiton të përshtatet sa më shumë me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, aq më shume që edhe në komunikatën finale të Grupit të Kontaktit për Kosovën nënvizohej se çdo zgjidhje e statusit të Kosovës duhej të gëzojë mbështetjen e popullatës atje.