1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bekshtajn kryeministri i ri i Bavarisë dhe Huber shefi i ri i CSU-së

30 Shtator 2007

Pas tërheqjes së kryeministrit të Bavarisë, Edmund Shtojber (Edmund Stoiber) nga kryesimi i partisë, ai do të japë dorëheqjen edhe si kryeministër i landit. Në këtë mënyrë merr fund periudha 14 vjeçare e qeverisjes së tij në shtetin e lirë të Bavarisë. Këtej e tutje kryeministër do të jetë minisitri i brendshëm i landit, Gynter Bekshtajn (Günter Beckstein) dhe kryetar partie Ervin Huber (Erwin Huber). Ministri i brendshëm Bekshtajn më 9 tetor do të trashëgojë postin e kryeministrit. Rreth 1.000 të deleguarit në kongresin e partisë kristiansociale në Mynih e zgjodhën atë me shumicë të madhe votash edhe si kandidatin kryesor për zgjedhjet parlamentare të landit vitin e ardhshëm. Bekshtajn deklaroi, se ai do të vazhdojë të ndjekë në Bavari politikën e Shtojberit. Kryetar i ri i partisë u zgjodh me 58% të votave ministri bavarez i ekonomisë, Ervin Huber. Ky i bëri thirrje partisë për unitet. Ai theksoi, se mund t´u përgjigjet si duhet detyrave të reja, vetëm nëse gjen mbështetjen e antarëve të partisë.