Belgjikë - Dritë e gjelbër për CETA-n
28 Tetor 2016Parlamenti Rajonal i Valonisë, i lejoi qeverisë belge të nënshkruajë marrveshjen për tregtinë CETA. Deputetët votuan në Namur me 58 vota pro dhe pesë vota kundër, sikurse njoftoi agjencia belge e lajmeve Belga.
Për shkak të grindjeve për marrëveshjen CETA presidentit i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, bëri thirrje për struktura të reja vendimmarrjeje në BE. Në të ardhmen në rastin e marrëveshjeve të tilla duhet ndarë që në fillim me kujdes, "se çfarë është brenda kompetencave të BE-së dhe çfarë duhet lënë në dorë të parlamenteve kombëtare ", tha Juncker për televizionin publik gjerman ARD.
Që kritikuesit e CETA-s të votonin pro saj marrëveshja u plotësua me disa protokolle shtesë. Ndër të tjera që Belgjikës i lejohet përmes një klauzole mbrojtëse të marrë masa në rast konkurrence për fermët vendas.