1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Beogradi: Sulmi në Mitrovicë, akt terrorist

Ivica Petrovic28 Gusht 2006

Qeveria serbe deklaroi se sulmi në Mitrovicë përbën sulm terrorist, përmes të cilit separatisët shqiptarë treguan si e kanë kuptuar pohimin e Marti Ahtisarit, se serbet janë fajtor si popull

Pllakat me fotografine e Ratko Mlladiçit
Pllakat me fotografine e Ratko MlladiçitFotografi: AP

Udhëheqja shtetorore e Serbisë ka reaguar ashpër ndaj sulmit në pjesën veriore të Mitrovicës. Shumica e reagimeve të lidereve politikë në Beograd mbështetet në faktin se ky sulm ndodhi pas pohimit të të dërguarit special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Marti Ahtisaari, se serbet janë fajtorë si popull, për çfarë ka ndodhur në Kosovë.

Kryeministri i Serbisë Vojisllav Kostunica, pohoi se ndaj pohimit të Ahtisarit se serbët janë fajtor si popull, separatistët shqiptarë kanë reaguar shpejt me hedhjen e bombës ndaj qytetareve të pafajshëm serbë në Mitrovicë. Presidenti i serbisë Boris Tadiç dënoi gjithashtu sulmin në pjesën veriore të Mitrovicës. Tadiç tha se sulmi me bombë është akt terrorist dhe kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë më energjikisht e të dënojë aktoret. Indicidentin e dënoi edhe qendra për koordinim për Kosovën dhe Metohinë duke thënë se terroristet shqiptarë janë fajtorë për krimet shqiptare ndaj serbëve.


Kryetarja e qendrës për koordinim Sanda Rashkoviç Iviç tha se në takimin e ekipit serb në bisedime do të bëhet fjalë si për rrjedhën e deritanishme të bisedimeve por edhe për incidentet në Kosovë dhe jo vetëm për këtë të fundit, që ndodhi në Mitrovicë. "Mendoj se me siguri një temë e rëndësishme është zoti Ahtisari dhe qëndrimi i tij i fundit, jo se ne kemi dashur ta kemi atë si temë por ai vetë ka kandiduar, sepse ajo që ai ka thënë meriton një analizë serioze, ne se ai është në gjendje që të kryejë në këtë mënyrë funksionin që kryen."

Ajo thotë se nga vendimi i shumicës së anëtareve të ekipit të Beogradit do të varet në se do të kërkohet ndonjë shqyrtim i legjitimitetit të kryendërmjetësuesit marti Ahtisaari. "Kur thuhet mediator atëherë ky është dikush që qëndron në mes. Zoti Ahtisaari ka kohë që nuk qëndron në mes, por me deklaratën e fundit edhe e ka treguar këtë qartë, tha Iviç.

Reagime ndaj kësaj ngjarjeje kanë mbërritur edhe nga qeveria e Serbisë. Qeveria deklaroi se sulmi në Mitrovicë përbën sulm terrorist, përmes të cilit separatisët shqiptarë treguan si e kanë kuptuar pohimin e Marti Ahtisarit, se serbët janë fajtorë si popull. Nëqoftëse diçka të tillë mund ta shprehë i ngarkuari i Sekretarit të Përgjithshëm në bisedimet për statusin atëherë çdo dhunë kundër serbëve është e justifikueshme dhe e pranueshme.

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë Dragan Jocic pohoi se: "Duhet thënë se nese terrori shperblehet me shtetin e pavarur terroristet shqiptarë do të ishin të parët por edhe jo të fundit që përmes terrorit mundësojnë shtetin dhe pavarësinë shtetërore."