Ilir Meta zhvillon takime të rëndësishme në Berlin
3 Dhjetor 2013 Në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit sot (03.12) nga zv/Presidenti i Bundestagut Johannes Singhammer, njëkohësisht përfaqësues i partisë Kristian Sociale, CSU nga Landi i Bavarisë. Kryetari i Kuvendit, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe për vëmendjen që Bundestagu i kushton progresit të Shqipërisë dhe rajonit. Në këtë drejtim Meta shprehu vullnetin për t’i forcuar me tej marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mes dy parlamenteve, me qëllim përshpejtimin e axhendës evropiane të Ballkanit Perëndimor. "Ne e vlerësojmë mbështetjen e Gjermanisë në përmbushjen e aspiratave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian"- u shpreh Meta.
Singhammer dhe Meta ndanë bindjen se e ardhmja e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, Meta theksoi se diplomacia parlamentare merr një rëndësi të veçantë si në rritjen e bashkëpunimit rajonal, ashtu edhe në thellimin e proceseve integruese të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian. Nga ana e tij, Singhammer bëri një vlerësim të veçantë për politiken rajonale të Shqipërisë, duke vlerësuar kontributin e veçantë të Tiranës në forcimin e stabilitetit të rajonit.
Gjatë vizitës së tij në Berlin, Kryetari i Kuvendit Meta zhvilloi një takim me deputetin kristiandemokrat, njëkohësisht njohës i Shqipëris, Roderich Kieseëetter me te cilin biseduan mbi ecurine e reformave në Shqipëri dhe mbi avancimin e procesit të integrimit evropian te vendit dhe rajonit. Meta shprehu mirënjohjen për vemendjen e veçantë që deputetët gjermanë dhe veçanërisht partia kristiandemokrate, CDU i kushton Shqipërisë dhe rajonit te Ballkanit Perendimor. Meta theksoi se mbështetja e Gjermanisë është kyçe për avancimin e të gjithë vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian. Kieseëetter vlerësoi rekomandimin pozitiv te Komisionit Evropian ne mbeshtetje te statusit te vendit kandidat per Shqiperine duke evidentuar njekohesisht progresin e bere nga Shqiperia ne drejtim te permbushjes se prioriteteve. Kieseëetter u shpreh se Gjermania e vlerëson dhe inkurajon politikën e jashtme të Shqipërisë në rajon, dhe se edhe vendet e tjera te Ballkanit Perendimor e njohin efektin stabilizues të Tiranes në rajon.Nga ana e tij Meta theksoi: "Të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor kanë vetem një projekt të përbashkët, atë të anëtarësimit në BE. Në këtë drejtim, miratimi i statusit të vendit kandidat për Shqipërinë do të ishte një shtysë pozitive për perspektiven evropiane të të gjithe rajonit".
I ftuar nga presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta u takua të hënën (02.12) me Presidentin e Bundestagut, Norbert Lammert. Në fokus të takimit ishin marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Presidenti i Bundestagut Lammert duke vlerësuar mbarëvajtjen demokratike te zgjedhjeve të pergjithshme të23 qershorit, shprehu bindjen se Shqipëria e ka vendin në Evropë dhe për këtë nevojitet një perspektivë e qartë për vendin. Kryetari i Kuvendit Meta shprehu kënaqesinë për vizitën në Berlin, duke vënë në dukje rendesine e madhe qe Gjermania perfaqeson per Shqiperine dhe shqiptaret