1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Politikanë gjermanë vlerësojnë rrjedhën e zgjedhjeve lokale në Maqedoni

10 Prill 2013

Parlamentarët gjermanë përshëndetën rrjedhën pozitive të zgjedhjeve lokale në Maqedoni. Ata vlerësojnë se vendimtare do të jetë vlerësimi i rezultateve nga partitë dhe respektimi i marrëveshjes paraprake.

ARCHIV - Die Fahne Deutschlands weht vor dem Reichstag in Berlin (Archivfoto vom 15.04.2004). Das Terrornetzwerk Al-Kaida und verbündete Gruppierungen planen nach einem «Spiegel»-Bericht möglicherweise einen Anschlag auf den Reichstag. Foto: Jens Kalaene dpa/lbn (zu dpa 4105 vom 20.11.2010) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni, siç theksojnë për DW parlamentarët Peter Weiß( CDU-CSU), Oliver Luksiç(FDP) dhe Manuel Sarazin (Lidhja 90-Të Gjelbrit) edhe në nivelin lokal e vërtetoi dominimin e partive në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI, gjë që ishte e paralajmëruar që nga raundi i parë i votimeve. Por siç thekson Peter Weiß, gjermanët dhe evropianët nuk kanë qenë aq të brengosur për rezultatet zgjedhore, se sa për diskutimet, që i paraprijnë zgjedhjeve lokale, paralajmërimin e bojkotit nga ana e opozitës, i cili u tejkalua me ndërmjetësim të Komisionit Evropian.

"Tani çështje e sfidës do të jetë, se si do ta vlerësojnë partitë politike në Maqedoni rezultatin zgjedhor. Socialdemokratët me siguri duhet të vijnë në përfundimin se kërcënimet me bojkot nuk gjetën pëlqimin e votuesit. Partitë në pushtet do të tregoheshin të zgjuara, nëse tani pas zgjedhjeve do të diskutonin me opozitën për temat, që u diskutuan gjatë ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian”, thotë Weiß, i cili njëherësh përgjigjet edhe për pyetjen: se do t'i sjellë vallë rrjedha e këtillë e zgjedhjeve lokale pikë Maqedonisë në Raportin për arritjet e vendit, që duhet të publikohet javën e ardhshme, pas të cilit në qershor Këshilli Evropian do të caktonte datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE?

“Jam i mendimit se vendimtare do të jetë se çka do të ndodhë javët dhe muajt e ardhshëm në Maqedoni. A do të ketë bojkot të sërishëm, a do të bisedohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, a do të vendoset në tavolinë çështja, për të cilën pushteti dhe opozita me ndërmjetësim të evropianëve arritën marrëveshje para zgjedhjeve. Nëse nga Maqedonia arrijnë sinjale pozitive se po ndryshon kultura politike në të mirë, atëherë besoj se kjo do të jetë një sinjal pozitiv edhe për Bashkimin Evropian. Këto janë ato, të cilat ne evropianët i presim nga Maqedonia. Demokracia nuk është çështje vetëm e respektimit të rregullave demokratike të lojës, por ajo është çështje edhe e respektimit të kulturës politike midis atyre, që kanë shumicën dhe atyre, që janë në pakicë. Kur vendimet, që i sjell maxhoranca, respektohen nga pakica, por edhe kur maxhoranca i respekton të drejtat e pakicës. Në Maqedoni ekzistojnë shumë mundësi për përmirësimin e kulturës politike. Shpresoj se pas këtyre zgjedhjeve lokale porositë janë kuptuar realisht nga të dyja palët - edhe nga partitë në pushtet edhe nga opozita”, ka deklaruar për DW Peter Weiß, deputet i CDU-CSU në Bundestag.

Peter Weiss (CDU)Fotografi: Sokol Maloku

Hap i parë deri te qëllimi

"Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni kaloi në mënyrë korrekte dhe në atmosferë demokratike. Edhe pse ka informacione për incidente të vogla, ato nuk e cënojnë përshtypjen e përgjithshme pozitive të zgjedhjeve. Skena politike në Maqedoni pas zgjedhjeve lokale ka mbetur e pandryshuar. Sikurse në raundin e parë ashtu edhe në të dytin partia në pushtet VMRO-DPMNE e vërtetoi dominimin e saj të fortë”, vlerëson Oliver Luksiç nga grupi parlamentar i Liberalëve në Bundestag. Ai është i mendimit se vlerësimet për zgjedhjet do të ndikojnë në raportin, që do të përgatitet nga Komisioni Evropian për arritjet e Maqedonisë.

Sipas Luksiçit edhe pse zgjedhjet korrekte janë “hapi i parë i rëndësishëm për vendin për t'iu afruar qëllimit dhe përfundimisht të krijohet mundësia të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE, Maqedonia edhe më tej gjendet para sfidave të radhës”.

Manuel Sarazin nga Lidhja 90/Të Gjelbrit, edhe një herë ripërsërit vlerësimin se është mirë që opozita megjithatë mori pjesë në zgjedhjet lokale. Por pavarësisht nga rezultati , për atë tani është me rëndësi të vazhojë bashkëpunimi mes partive në pushtet dhe opozitës.

Oliver Luksic FDPFotografi: Bundestag

"Rezultati nga zgjedhjet lokale është i pastër dhe fitore e madhe e partisë në pushtet, e cila nuk pritej në këtë masë. Me jehonën e madhe të daljes së votuesve, është dërguar sinjal i qartë deri tek opozita, që ajo të mos bëjë politikë obstruktive. Tani, pas raundit të dytë më e rëndësishme është të realizohet marrëveshja paraprake, që do të thotë edhe opozita edhe partitë në pushtet duhet të kujdesen për marrëdhënie të ndërsjella korrekte dhe hapjen e rrugës për dialog politik konstruktiv në të ardhmen”, ka komentuar për DW Dr. Oliver Schwarz, ekspert për politikat evropiane në universitetin Duisburg–Essen.

Autor: Silvera Padori/ Fatos Musliu

Redaktoi: Auron Dodi