Berlin: Protesta kundër qeverisë federale gjermane
9 Qershor 2026
Në qendër të Berlinit pranë Portës së Brandenburgut u zhvillua të hënën (08.06) në darkë një demonstratë, e cila shkaktoi pengesa në qarkullimin rrugor. Gjatë demonstratës një nga rrugët kryesore u mbyll plotësisht për trafikun në segmentin. Demonstrata pati edhe në disa zona të tjera të Berlinit
Sipas policisë rreth 4.000 persona u mblodhën për të protestuar kundër qeverisë gjermane dhe politikës së saj të migracionit. Organizatorët thanë se kishhte pasur rreth 5.000 pjesëmarrës. Fillimisht ata kishin regjistruar një numër dy herë më të madh pjesëmarrësish.
Demonstruesit: Qeveria të japë dorëheqje të menjëhershme
Në kuadër të protestës u zhvillua një marshim dhe një autokolonë proteste nëpër lagjen qeveritare. Rreth 700 policë shoqëruan demonstratën pranë Portës së Brandenburgut dhe demonstratatë tjera e zhviilluara gjatë gjithë ditës në kryeqytet.
Demonstruesit kërkuan "dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë aktuale gjermane”. Përveç kësaj protestuesit, shumë prej të cilëve mbanin flamuj gjermanë, kërkuan vendosjen e demokracisë së drejtpërdrejtë, ndalimin e politikës së migracionit, heqjen e taksës për transmetuesit publikë (ARD dhe ZDF) si dhe "vendosjen e një përgjegjësie të rreptë ligjore për politikanët”.