1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berluskoni deklaron se do të bëjë politikë të re

Jörg Seisselberg15 Prill 2008

Ai ia doli mbanë sërish: Silvio Berluskoni, mbret i mediave italiane dhe ish kryeministri u zgjodh sërish në krye të shtetit. Por këtë rradhë, ai tingëllon ndryshe. Strategji e re?

Berluskoni fiton zgjedhjet
Berluskoni fiton zgjedhjetFotografi: AP

Berluskoni dha menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve një konferencë për shtyp në kanalin televiziv shtetëror RAI dhe deklaroi se italianët do të njohin gjatë 5 viteve të ardhshëm një Berluskoni të ri: "Kam ndryshuar. Nuk jam më siç kam qënë kur isha kryeministër në vitin 2001."


Zgjedhje në Itali - 13 prill, 2008Fotografi: AP

Nuk pasoi vetëkritikë për ligjet e marra asokohe në favor të inetersave të tij, por premtimi se do të fillojë më në fund me refromat aq të domosdoshme për Italinë. Berluskoni përmendi si idhullin e tij ish kryeministren britanike Margret Thatcher: "Ashtu si Margret Thacher gjatë periudhës së saj të dytë legjislative, edhe unë do të përqëndrohem tek politika konkrete. Kam vendosur të mos shtrihem asnjë natë për të fjetur, pa pasur bërë gjatë ditës diçka pozitive për vendin tim dhe italianët."


Një ndër temat kryesore që qëndrojnë në listën ë tij është problemi i plehërave në Napoli: "Do të punojmë menjëherë për zgjidhjen e krizës së plehërave dhe do të merremi me problemin e Alitalias. Dhe diçka tjetër tepër e rëndësishme: Nuk do të marrin asnjë vendim që mund të rrisë taksat duke kufiziar kështu lirinë e qytetarëve."

Veltroni del nga selia e Partisë Demokratike në RomëFotografi: AP

Falë fitores së tij triumfale, Berluskoni ka në të ardhmen mbështetjen e pothuajse të gjithë parlamentit. Falë gjithashtu fiotres së partisë së tij Lega Nord, koalicioni i Berluskonit ka 9 përqind pikë më shumë se koalicioni qendror i majtë i kontrahentit të tij gjatë zgjedhjeve, Walter Veltroni. Shefi i partisë demokratike Veltroni, i bëri thirrje fituesit të zgjedhjeve që të bashkëpunojnë në marrjen e vendimeve për reforma të rëndësishme: "Këto rezultate dëshmojnë qartë, se të djathtët do ta qeverisin këtë vend. Ne do ta vazhdojmë punën tonë opozitare, por jemi gjithashtu të gatshëm që së bashku me qeverinë të bëjmë një reformë të re kushtetuese dhe zgjedhore, sepse vendi ka nevojë të domosdoshme për to."

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë