1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

240111 Beitz

25 Janar 2011

Menaxheri i Kruppit Berthold Beitz ishte një ndër industrialistët më të rëndësishëm të RFGj, një person i fuqishëm në Zonën e Ruhr-it,

Buchcover Joachim Käppner: Berthold Beitz. Die Biographie
Berthold Beitz- Biografia

Berthold Beitz ka qenë ishte mbështetës i politikës së Willy Brandtit për lindjen, multifunksionar në shumë fusha, por edhe i apasionuar pas arteve dhe shkencave, i trajtuar me respekt dhe armiqësi – i nderuar me urdhëra dhe tituj doktor nderi. Për ndërkohë gati 98 vjeçarin ka dalë biografia e parë e autorizuar. Ajo përshkruan një jetë interesante, por është edhe një pjesë interesante të historisë gjermane.

Berthold Beitz ishte menaxher i Shell-it gjerman dhe ishte në moshën 26 vjeçare, në vitin 1939 kur dërgohet në Poloni: me mision në industrinë e naftës. Regjimi nazist bënte një luftë brutale, kishte nevojë për lëndën e parë të çmuar, që vetë nuk e kishte por që gjendej në territorin e okupuar nga Wehhrmachti. Dy vjet më vonë kur trupat e Hitlerit depërtuan thellë në Lindje, në rajonin e naftës së papërpunuar, Beitz mori përsipër menaxhimin e impianteve të nxjerrjes në Boryslaw dhe përgjegjësinë për 13 000 punëtorë, shumë prej tyre hebrej. Një vendim që do të lërë gjurmë në jetën e tij. Në Boryslaw menaxheri i ri dhe bashkëshortja e tij jetojnë nga afër furinë e SS dhe grupeve speciale, shkatërrimin e kulturës hebreje dhe genocidin. Ato ndihmojnë, ku të mundin. Qindra të përndjekur shpëtohen prej tyre, të nxjerrë nga vetë ai nga vagonët e mallrave, të pajisur me dokumente jetike, me leje pune, të pajisur me veshje dhe ushqime. Ai ishte thotë një nga të mbijetuarit "Një engjëll, që erdhi në ferr."

Me Alfried Krupp-in, 1967Fotografi: Historisches Archiv Krupp

Shpëtimtarët modestë kurrë nuk e kanë ngritur veten me veprat e tyre, të bërë nga zemra.

Disa dekada më vonë – kur Beitz ishte nderuar tashmë nga Izraeli si "i ndërshëm në mes popujve" – ai thotë me rastin e marrjes së çmimit Leo-Baeck: "Së bashku me gruan time në kohën e vrasjes së organizuar jam përpjekur të ndihmoj njerëzit, të cilët në sytë e rregjimit nuk vlenin si njerëz. Kundër kësaj mospërfilljeje për njerëzit ne rezistuam."

Në vitin 1952 Beitz njihet me Alfried Krupp zu Bohlen dhe Halbach dhe pak më vonë bëhet përfaqësuesi kryesor i koncernit më të madh industrial gjerman në atë kohë. Një shtrëngim duarsh mjaftoi, siç rrëgen biografi Joachim Käppner për të vulosur emërimin e të huajit dhe për të krijuar një marrëdhënieve të përjetshme mirëbesimi. Beitz simpatik dhe elegant – gazetat bulevardeske e përshkruajnë si si menaxherin më tërheqës të Gjermanisë, poeti sovjetik Jevgenij Jevtuçenko si "kapitalistin më të bukur, që kam parë ndonjëherë" – ishte që këtej e tutje një figurë kyçe e koncernit. Ai kontribuoi shumë për të rregulluar imazhin e kompanisë që ishte diskretituar me prodhimin e armëve në luftën e parë dhe të dytë botërore dhe me shfrytëzimin e punës së detyruar. Krupp ishte sipërmarrja e parë që pagoi kompensim për punën e ish robërve hebrej, vullnetarisht. Dhe për projekte armatimi Kruppi në Essen nuk donte t'ia dinte më. "Beitz përhap mesazhin në botë: Kruppi nuk është më tregtari vdekjes", shkruan biografi Käppner.

Arkitekti David Chipperfield dhe Berthold BeitzFotografi: picture alliance / dpa

Sipërmarrja në Essen bëhet një kolos me veprimtari në gjithë botën, një simbol i zhvillimit ekonomik në Republikën e re Federale. Aq më shumë kriza, që e përfshin Krupp-in në vitin 1967. Nuk do të jetë e fundit, por ajo çon në ndryshimin e koncernit. Kur Alfred Krupp vdes në vitin 1967, sipërmarrja kthehet në një shoqëri kapitali, pasuria e familjes transferohet në një fondacion, Beitz, administruesi i testamentit bëhet në vitin 1970 kryetar i bordit të sipërmarrjes. Deri sot ai drejton si kryetar i këshillit administrues fatet e fondacionit Krupp, që mbështet kulturën, artin, sportin, dhe shkencën me shuma milionëshe.

Që heret Berthold Beitz lidh kontakte në të gjithë botën, krijon lidhje biznesi, pret mysafirët e huaj, udhëton në Indi, Brazil, Iran, dhe Kinë. Por në zemër kishte në rradhë të parë shkëmbimin me lindjen. Beitz, ndërmjetësuesi ndërmjet botëve, në vitet 70-të ishte mbështetës aktiv i kancelarit Willy Brandt. Në vitin 1983 ai merr titullin doktor i nderit i universitetit Greifswald – një nga titujt e shumtë brenda dhe jashtë vendit dhe thotë: "Secili prej nesh, i cili përpiqet të lëvizë diçka në politikë, në shkenca apo ekonomik, ndeshet me mendime të kundërta dhe duhet të konfrontohet me to. Në qoftë se në të është investuar guxim, duhet ta pranojmë. Sepse as paqen e brendshme dhe as të jashtme nuk i marrim falas."

Audiencë tek Sheh Reza Pahlewi. Teheran 1977Fotografi: Historisches Archiv Krupp

Joachim Käppner, i cili ka mundur të bëjë shumë intervista me Beitz, që jeton i tërhequr dhe që ka patur qasje në arkivin e Krupp-it, përshkruan këtë jetë që zgjat një shekull me dhunti gazetareske për situatat dhe njerëzit. Käppner e portreton atë si një nga përfaqësuesit e fundit të një specieje në zhdukje. Një sipërmarrës me vlera të larta etike, një përfaqësues të ekonomisë së mirë të vjetër të tregut. dhe kështu fjalia e fundit e librit është e saktë, kur thotë: "Po individët mund ta ndryshojnë botën. Sidoqoftë një copë të mirë".

Autor: Cornelia Rabitz/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW