Beteja vendimtare për Tripolin
21 Gusht 2011Gjashtë muaj pas fillimit të kryengritjes në Libi rebelët kanë filluar betejën për Tripolin. Bastioni i sundimtarit Muamar Gadafi u trondit natën nga të shtëna armësh dhe shpërthime. Pjesë të tëra të tij duhet të jenë tashmë nën kontrollin e kryengritësve. Një konfirmim i pavarur megjithatë nuk ekziston. Kryetari i Këshillit të Përkohshëm të rebelëve, Mustafa Abdel Xhalil, tha për kanalin arab Al Jazira se sulmi ishte i koordinuar me NATO-n dhe me aleatët arabë. Që të premten janë dërguar armë në Tripoli. Avionë të aleancës ushtarake perëndimore kanë kryer sulme të ashpra ajrore në të gjithë rajonin. Gjatë luftimeve Gadafi i bëri thirrje pasuesve të tij përmes televizionit shtetëror, që t'i japin fund rebelimit disa mujor. Sipas agjencisë së lajmeve DPA Gadafi duhet të jetë larguar nga Tripoli dhe ka marrë arratinë.
Autor: dpa/av
Redaktoi: av